Të kursesh është gjithmonë një ide e mirë

Çfarë është Depozita me Afat për subjektet biznes?

Depozita me Afat është një investim ndërmjet subjektit biznes si depozitues dhe bankës. Subjekti, përfiton interesa sipas afatit, shumës së depozituar dhe monedhës të cilat, i përzgjedh sipas përparësive të tij. Në çdo rast subjekti ka të drejtë të rinovojë depozitën, duke vazhduar me të njëjtat kushte ose duke e rinovuar me kushte dhe afate të reja.

Avantazhe dhe Karakteristika

  • Depozita me afat mund të çelet në të gjitha monedhat: ALL, EUR, USD, GBP, CHF dhe CAD.
  • Shuma minimale për çeljen e depozitës është 100.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.
  • Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
  • Rinovim automatik pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
  • Investim i sigurt dhe praktik.

Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona dhe në website-in tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Normat e Interesit

Siguri

*Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar. Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.

Dokumentacioni i Nevojshëm:

  • Kartë Identiteti
  • Formular Rregjistrimi (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
  • Kontrata e Depozitës
  • Çertifikatë Nipti (për klientët e rinj)
  • Ekstrakt QKB (për klientët e rinj)
  • Akt Themelimi (për klientët e rinj)
  • Statuti (për klientët e rinj)

ASD dhe Buletinin e Normave te Interesit.


Karte Krediti

Këtë muaj keni përdorur kartën tuaj të kreditit VISA Credit dhe Mastercard WORLD Credit nga Credins bank për të blerë një biletë udhëtimi prej

Lexo më shumë Read More

Llogari Rrjedhëse

Me llogarinë tuaj rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare

Lexo më shumë Read More

Overdraft

Overdrafti është një linjë kredie, e cila në shumicën e rasteve lidhet me pagën e individit dhe i jep atij mundësinë të tërheqi në çdo moment

Lexo më shumë Read More

Na kontakto

[contact-form-7 id="84" title="Call Back Form" html_class="form-inline"]
Banka Credins