SPORTELIST – ARKËTARE DEGA KAMËZ

Published on
10.06.2026
Open Until
17.6.2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.
  • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
  • Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
  • Mirëmbajtja e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza etj.

Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e Arkëtares.
  • Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office ose programeve informatike.
  • Të jetë i/e orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë i/e disponueshëm/e për të punuar me orare fleksibël.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, me bonuse 3-mujore dhe pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje, etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreat-e, udhëtime, etj.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

E-mail: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17.06.2026.

*Shënim – Politika e Privatësisë

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më shumë informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare të bankës: https://bankacredins.com.

Apply for this job post

Fill in this form to apply for this job post.

Max file size 10MB.
Uploading...
fileuploaded.jpg
Upload failed. Max size for files is 10 MB.
Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.