Tiranë

Çelet në Credins bank ekspozita e piktorit Zaim Elezi "Një jetë në art"

Event Date
9.7.2026

“Një jetë në art” është ekspozita më e re e çelur në ambientet e Drejtorisë Qendrore të Credins, duke e shndërruar bankën në oazin e kulturës dhe artit.

Zaim Elezi është artisti i mirënjohur që sjell 20 vepra kolorike unike, me tematika të ndryshme, duke treguar ndjeshmërinë e tij artistike.

Veprat e tij shquhen për gjuhën e veçantë figurative, si dhe pasqyrimin e motiveve njerëzore e ato kombëtare, duke shpalosur në këtë mënyrë mjeshtëri të jashtëzakonshme në çdo telajo…

Për të gjithë artdashësit, klientë të Credins bank, do të kenë mundësinë të shijojnë dhe të blejnë pikturat e preferuara.