Fleksibilitet për
biznesin tënd

Menaxho shpenzimet, kryej blerje dhe kontrollo cash flow-n me kartat e kreditit biznes të Credins, duke i dhënë kompanisë tënde lirinë financiare për t’u zhvilluar si dhe për të investuar gjithmonë me siguri.

Mastercard Biznes

Fuqizo kompaninë tënde duke patur akses kudo në botë

Bëni pagesa në mbarë botën, menaxho shpenzimet e udhëtimit dhe biznesit dhe përfito siguri premium me kartën e kreditit të biznesit Mastercard. Karta perfekte për sipërmarrjet në zhvillim.

Visa Biznes

Kredi fleksibël për rritjen e përditshme të biznesit

Thjeshto financat e biznesit tënde me kartën e kreditit Visa Business duke ofruar fleksibilitet, tarifa konkurruese si dhe mundësi të sigurt në çdo kohë për të aksesuar në fondet e tua.

Proçes i thjeshtë, përfitime të qëndrueshme

Si të marrësh kartën e kreditit të biznesit tënd?

Me Credins bank, aplikimi për një kartë krediti biznesi, është i sigurt në çdo kohë.  Jepi vetes liri dhe fillo të menaxhosh shpenzimet e biznesit tënd me fleksibilitet.

Dorëzo aplikimin tënd

Plotëso aplikimin tënd për kartën e kreditit online ose duke vizituar një degë të Credins. Ekspertët tanë do të të udhëzojnë në çdo hap të procesit.

Siguro dokumentet e kërkuara

Përgatit dokumentat e regjistrimit të biznesit tënd, si dhe pasqyrat e fundit financiare për të siguruar vlerësim të shpejtë.

Merr dhe aktivizo kartën tënde

Pasi të aprovohet, tërhiq kartën tënde në degën më të afërt dhe aktivizo atë menjëherë. Shijo në çdo kohë  pagesat, udhëtimet, blerje në internet, etj.

Gati për të filluar?

Apliko për një produkt biznesi Credins.

Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i biznesit të Credins do të të kontaktojë për të të ndihmuar në çdo kohë.

Agjencia Qender
Dega Ballsh
Dega Berat
Dega Burrel
Dega Corovode
Dega Durres 1
Dega Durres 2
Dega Durres 3
Dega Elbasan
Dega Emigres Tirane
Dega Fier
Dega Fier 2
Dega Fushe-Kruje
Dega Gjirokaster
Dega Kamez
Dega Kavajë
Dega Kombinat
Dega Korce
Dega Kukes
Dega Laprake
Dega Lezhe
Dega Lushnje
Dega Peshkopi
Dega Pogradec
Dega Porti Durres
Dega Qendrore
Dega Ring Center
Dega Sarande
Dega Shijak
Dega Shkoder
Dega Shkoder 2
Dega Shkozet
Dega Tirana 1
Dega Tirana 10
Dega Tirana 11
Dega Tirana 12
Dega Tirana 13
Dega Tirana 14
Dega Tirana 15
Dega Tirana 16
Dega Tirana 2
Dega Tirana 3
Dega Vau i Dejës
Dega Vlore 1
Dega Vlore 2
Dega Vore
Main Headquarters Branch
RTSH Shkodra Branch
“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
Faleminderit! Ne kemi marrë mesazhin tuaj.
Ups! Ka pasur një gabim në dorëzimin e formularit tuaj.

Email

Dërgo një email dhe ne do të të informojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
info@bankacredins.com

Telefoni

Telefono gjatë orarit të punës për asistencë të shpejtë.
+355 46 700 777

Zyrë

Vizito zyrat tona. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të të ndihmojmë në çdo kohë.

Karta e kreditit të biznesit Mastercard

Një kartë krediti e krijuar për biznese që vlerësojnë komoditetin dhe kontrollin mbi shpenzimet e kompanisë.

Detajet e kartës së biznesit Mastercard

Karta e kreditit të biznesit Mastercard ofron mundësi të sigurta dhe fleksibël pagese për udhëtimet, blerjet dhe shpenzimet ditore të kompanisë suaj, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit.

Siguria
Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode. Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.
Disa këshilla për Kartën tuaj:
• Mbani PIN veçnt nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
• Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Ndryshimi i pin-it:
Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas.

Dokumentacioni i nevojshëm:
• Kartë Identiteti
• Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
• Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
• Kontrata e Kartës.
• Formular Aplikimi OVD

Karta e kreditit të biznesit Visa

Një kartë krediti fleksibël e ndërtuar për biznese, duke kombinuar komoditetin, sigurinë dhe efikasitetin e kostos në çdo transaksion.

Detajet e Karta e kreditit të biznesit Visa

Karta e kreditit të biznesit VISA prej ofron mundësi të sigurta dhe fleksibël pagese për udhëtimet, blerjet dhe shpenzimet ditore të kompanisë suaj, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit.

Siguria
Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë VISA Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.
Disa këshilla për Kartën tuaj:
• Mbani PIN veçnt nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
• Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.

Dokumentacioni i nevojshëm:
• Kartë Identiteti
• Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
• Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
• Kontrata e Kartës.
• Formular Aplikimi OVD