Menaxho biznesin tënd me Credins Online.

Hyr në llogaritë e tua, bëj pagesa dhe monitoro transaksionet kudo dhe në çdo kohë. Credins Online i jep biznesit tënd kontroll të plotë dhe fleksibilitet në një mjedis digjital të sigurt.

Zgjedhje e zgjuar për biznesin tënd

Pse të zgjidhësh Credins Online?

Menaxhimi financiar i biznesit tënd bëhet më i lehtë se kurrë, me akses të sigurt 24/7 në llogari si dhe zgjidhje inteligjente që ju lehtësojnë çdo proçes.

Akses i plotë në llogari

Balancat, pasqyrat e llogarisë dhe çdo transaksion, gjithmonë në kohë reale, nga kudo që ti ndodhesh.

Pagesa të sigurta

Transfero fonde, paguaj fatura dhe menaxho pagat përmes një platforme me standardet më të avancuara të sigurisë bankare.

Administrim i lehtë

Shto ose menaxho përdoruesit, vendos limitet e transaksioneve dhe aprovo pagesat, për një funksionim më të lehtë të biznesit tënd.

Njoftime në kohë reale

Qëndro i informuar me njoftime në kohë reale për çdo pagesë, transferim ose transaksion me kartat e lidhura me llogarinë tënde.

Pyetjet më të shpeshta

Gjej përgjigje të shpejta për pyetjet më të zakonshme në lidhje me përdorimin e Credins Online për biznesin tënd.

Si mund të aplikojë për biznesin tim për Credins Online?

Ti mund të aplikosh direkt në degën më të afërt të Credins. Sill dokumentet e identifikimit të biznesit tënd si dhe ID-në dhe stafi ynë do të të ndihmojë me regjistrimin.

Sa i sigurt është Credins Online?

Credins Online përdor enkriptimin e avancuar dhe me mbrojtje të dyfishtë (kode TAN) për siguruar dhe mbrojtur të dhënat financiare, transaksionet e biznesit tënd në çdo kohë.

A mund të përdorin shumë punonjës të njëjtën llogari biznesi?

Po, Credins Online të lejon të krijosh profile të shumta të përdoruesve me nivele të ndryshme aksesimi, kështu që secili punonjës mund të hyjë vetëm në hapësirat që i nevojiten të përcaktuara nga ty.

Si mund të gjej të dhënat e mia të hyrjes nëse i harroj ato?

Ti mund të kërkosh sërish fjalëkalimin (ose të vendosësh një të ri) përmes faqes kryesore ose duke kontaktuar degën tuaj të Credins. Për arsye sigurie, të dhënat e tua do të mundësohen pas verifikimit të identitetit.

A ka ndonjë tarifë për përdorimin e Credins Online?

Po, ka një tarifë mujore miëmbajtje, 200 LEK, e cila është e përshkruar edhe në kushtet e llogarisë së biznesit të Credins.

Ke nevojë për ndihmën tonë?

Kontakto Credins Biznes

Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i biznesit të Credins do të të kontaktojë për të të ndihmuar në çdo kohë.

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
Faleminderit! Ne kemi marrë mesazhin tuaj.
Ups! Ka pasur një gabim në dorëzimin e formularit tuaj.

Email

Dërgo një email dhe ne do të të informojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
info@bankacredins.com

Telefoni

Telefono gjatë orarit të punës për asistencë të shpejtë.
+355 46 700 777

Zyrë

Vizito zyrat tona. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të të ndihmojmë në çdo kohë.