Njihu me terminalin tënd POS përmes udhëzimeve të thjeshta.
Mëso se si ta instalosh, përdorësh dhe mirëmbash pajisjen tënde Credins POS, përmes video-udhëzuesve të cilat janë të thjeshta praktike, për t'i bërë operacionet e tua të përditshme më të lehta dhe më efikase në çdo kohë.

Video udhëzuese për POS.
Eksploro materilet tona me video-udhëzues të shkurtër dhe të lehtë për t'u ndjekur duke të ndihmuar në çdo hap, që nga konfigurimi deri tek transaksionet ditore.
Pyetjet e shpeshta
Gjej përgjigjet për pyetjet më të shpeshta mbi përdorimin e terminalit tuaj POS të Credins. Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, ekipi ynë i suportit është gjithmonë i gatshëm të të asistojë.
Ti mund të aplikosh për një terminal POS duke kontaktuar degën më të afërt Credins ose duke paraqitur një kërkesë online. Ekipi ynë do të të udhëzojë përmes proçesit dhe do të të ndihmojë të plotësosh dokumentacionin e kërkuar.
Pasi të aprovohet aplikimi yt, instalimi përfundohet brenda disa ditësh pune. Një teknik i Credins do të vizitojë vendndodhjen e biznesit tënd për të konfiguruar dhe testuar pajisjen.
Së pari, kontrollo lidhjen tënde të energjisë dhe linjën e internetit. Nëse problemi vazhdon, kontakto menjëherë asistencën e Credins POS dhe ekipi ynë do të të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve teknike.
Mirëmbajtja dhe suporti teknik përfshihen në shërbimin tënd POS. Megjithatë, disa zëvendësime ose dëmtime të shkaktuara nga keqpërdorimi mund të kenë një tarifë.
Ti mund të shikosh dhe shkarkosh raportet e tua të transaksioneve POS në çdo kohë përmes llogarisë tënde Credins Online, ose të kërkosh përmbledhje të detajuar nga përfaqësuesi ynë i bankës.
Kontakto ekipin tonë
Credins të siguron që gjithmonë të kesh ndihmën e nevojshme për shërbimet dhe transaksionet POS.
Për kontakte: (hënë—premte, 08:30 — 17:00)
Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit është i gatshëm të të ndihmojë me çdo pyetje ose çështje teknike në lidhje me terminalin tuaj POS.
Mbështetje pas orarit zyrtar (17:00 - 08:00)
Për çështje urgjente jashtë orarit zyrtar të punës, kontakto linjën tonë të dedikuar 24/7 për të raportuar problematika dhe për të marrë ndihmë të menjëhershme.
Apliko për një produkt biznesi Credins.
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i biznesit të Credins do të të kontaktojë për të të ndihmuar në çdo kohë.
