Një bankë e ndërtuar Personalisht për ty!

Me mbi dy dekada eksperience, inovacioni dhe besimi, Credins bank është sot një nga institucionet kryesore dhe më prestigjoze financiare në Shqipëri. Me një teknologji të avancuar Credins ofron shërbime & produkte konkurrese dhe të personalizuara si për individ ashtu edhe për bizneset.

Të rritemi së bashku, përtej kufijve

Një grup financiar i fortë dhe i besueshëm shqiptar me prezencë rajonale.

E themeluar në vitin 2003, Credins bank ka evoluar në një grup kryesor financiar që iu shërben individëve, bizneseve dhe institucioneve përmes një rrjeti që shtrihet përtej Shqipërisë. Me filiale në Kosovë dhe investime në menaxhimin e aseteve dhe përgjegjësinë sociale, Credins Group mishëron sot stabilitetin, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

Zgjerimi i besimit përtej kufijve

Credins Kosova, sjell ekspertizën bankare shqiptare më afër klientëve rajonalë.

Si pjesë e Grupit Credins, Credins Bank Kosova

Credins Kosova ofron të njëjtat vlera të besueshmërisë, shërbimit të personalizuar dhe inovacionit dixhital për bizneset dhe individët në Kosovë. Dega forcon praninë rajonale të grupit duke ruajtur angazhimin për t'i shërbyer klientëve personalisht dhe profesionalisht në çdo kohë.

Investo dhe rritu në mënyrë të sigurt.

Credins Invest, partneri yt i besuar në menaxhimin e aseteve dhe pensioneve.

Credins Invest, është pjesë e Grupit Credins, menaxhon fondet e investimeve dhe skemat e pensioneve të dizajnuara për të ndihmuar individët dhe institucionet të ndërtojnë stabilitet financiar afatgjatë. Duke kombinuar njohuritë e tregut lokal me menaxhimin transparent, Credins Invest fuqizon klientët të planifikojnë të ardhmen e tyre financiare në çdo kohë.

Përkushtuar personalisht për rritjen e komunitetit

Fondacioni Credins, investimi njerëzor për zhvillimin e komuniteteve.

Përmes Fondacionit Credins, banka kanalizon përgjegjësinë e saj sociale në nisma me ndikim në arsim, kulturë, edukim dhe zhvillimin e komunitetit. Ajo reflekton besimin e Grupit se rritja e qëndrueshme nuk është vetëm financiare por edhe  shoqërore, gjithëpërfshirëse për komunitetin.

Dy dekada zhvillim, besimi dhe transformimi.

Që nga themelimi në vitin 2003, Credins bank ka qenë në krye të evolucionit financiar të Shqipërisë, me zhvillime inovative për t'u shërbyer individëve, bizneseve dhe komuniteteve. Hap pas hapi, ne jemi rritur në një nga institucionet lider financiare të vendit, duke zgjeruar shtrirjen tonë dhe duke qëndruar besnikë ndaj misionit tonë: Personalisht për çdo klient!

Pse klientet zgjedhin Credins bank?

Përvoja e personalizuar bankare.

Çdo produkt dhe shërbim është krijuar rreth nevojave individuale, nga llogaritë personale deri te financimi i biznesit. Në Credins, banka nuk është thjesht një transaksion, është një marrëdhënie e ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe besimin dhe eksperiencën unike që ofron.

Ekspertizë e fortë lokale, shtrirje rajonale.

Me një prani në rritje në Shqipëri dhe rajon, Credins kombinon njohuritë lokale me standardet ndërkombëtare për të ofruar zgjidhje financiare fleksibël në çdo kohë.

Inovacioni në të cilin mund të mbështeteni.

Nga Credins Online e deri te zgjidhjet moderne të pagesave, banka investon vazhdimisht në teknologji të sigurta për përdoruesit, duke siguruar gjithmonë komoditet.

Udhëhequr nga qëllimi, frymëzuar nga njerëzit

Vizioni dhe misioni ynë përcaktojnë se kush jemi!

Çdo vendim në Credins bank bazohet në një qëllim të qartë, të nxisë rritjen e qëndrueshme dhe të ofrojë përvoja bankare të personalizuara dhe me vlerë për individët, bizneset dhe komunitetet.

Vizioni

Të njihemi si banka më e mirë në Shqipëri

Të njihemi si banka më e mirë në Shqipëri, që ofron shërbim gjithëpërfshirëse dhe renditet ndër më të preferuarat nga shqiptarët.

Misioni

Të ofrojmë shërbime bankare dhe financiare të shkëlqyera

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime bankare dhe financiare të shkëlqyera, si edhe të ndërtojmë një institucion të bazuar mbi njerëz profesionistë, asete të forta dhe vlera të qëndrueshme.

Të përkushtuar ndaj asaj që ka më shumë rëndësi

Vlerat tona udhëheqin gjithçka që bëjmë.

Në Credins bank, suksesi ynë ndërtohet mbi parime që përcaktojnë mënyrën se si shërbejmë, zhvillohemi dhe rritemi, duke mbajtur gjithmonë njerëzit në qendër të çdo vendimi.

Integriteti

Ne veprojmë me ndershmëri, transparencë dhe përgjegjësi, duke siguruar që besimi i klientëve tanë të fitohet dhe ruhet çdo ditë.

Inovacioni

Ne investojmë në teknologji moderne dhe proçese më të zgjuara që e bëjnë bankën më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më personale.

Partneriteti

Ne besojmë në marrëdhëniet afatgjata, duke mbështetur klientët tanë, punonjësit dhe komunitetet si partnerë në suksese të përbashkëta.

Përgjegjësia

Ne jemi të përkushtuar për rritjen e qëndrueshme të shoqërisë sonë, duke promovuar përfshirjen financiare, arsimin dhe zhvillimin e komunitetit në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.

Udhëheqja jonë me përvojë dhe vizion

Ekipi ynë i menaxhimit

Një ekip profesionistësh të përkushtuar që udhëheqin Credins bank drejt rritjes së qëndrueshme dhe inovacionit. Përmes ekspertizës, bashkëpunimit dhe një besimi të përbashkët, ata sigurojnë që banka t'i shërbejë klientëve me përkushtim, përgjegjshmëri dhe integritet.

Maltin Korkuti
CEO

Monika Milo
Deputy CEO

Udhëhequr nga besimi, vizioni dhe përgjegjësia

Bordi ynë i drejtorëve

Bordi siguron drejtim strategjik dhe mbikëqyrje, duke garantuar që Credins bank të ruaj standardet më të larta të menaxhimit, transparencës dhe sjelljes etike profesionale, me qëllim për të ndërtuar vlera afatgjatë për klientët, punonjësit dhe komunitetin tonë.

Antarët e Bordit Drejtues

Ke nevojë për ndihmën tonë?

Kontakto Credins

Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
Faleminderit! Ne kemi marrë mesazhin tuaj.
Ups! Ka pasur një gabim në dorëzimin e formularit tuaj.

Email

Dërgo një email dhe ne do të të informojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
info@bankacredins.com

Telefoni

Telefono gjatë orarit të punës për asistencë të shpejtë.
+355 46 700 777

Zyrë

Vizito zyrat tona. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të të ndimojmë në çdo kohë.