Informacione dhe udhëzime për kartën tënde të biznesit.
Gjej të gjitha informacionet që të nevojiten për të menaxhuar, përdorur dhe shfrytëzuar sa më shumë kartat e biznesit nga aktivizimi dhe transaksionet ditore te tarifat, limitet si dhe asistencën nga ekipi ynë.

Gjithçka që duhet të dish për kartën tënde të biznesit.
Eksploro se si ta përdorësh kartën tënde në mënyrë efektive, të qëndrosh i mbrojtur dhe ta menaxhosh atë me lehtësi.
Përdorimi
Përdore kartën me lehtësi, kudo që ti ndodhesh.
Paguaj në dyqane, online, ose tërhiq para në mënyrë të sigurt në Shqipëri dhe jashtë vendit. Menaxho kartën tënde përmes Credins Online në çdo kohë.

Përfitimet
Fuqizo transaksionet e biznesit tënd.
Pagesa të sigurta, raportim të detajuar mbi limitet e shpenzimeve, në mënyrë që biznesi yt të qëndrojë i organizuar dhe efikas çdo ditë.

Siguria
Shërbime të sigurta
Transaksionet e tua janë të sigurta në disa nivele përmes çipit, PIN, kode TAN dhe njoftime në kohë reale për çdo lëvizje në llogarinë tënde.

Menaxhimi
Kontroll i thjeshtë
Shiko bilancet, vendos limitet, blloko ose zhblloko kartat dhe monitoro shpenzimet nga Credins Online, në mënyrë të shpejt, dhe të personalizuar për biznesin tënd.

Këshilla për përdorim të sigurt të kartave të biznesit.
Siguria jote është prioriteti ynë. Ndiq këto këshilla të thjeshta për të mbrojtur kartën tënde të biznesit nga përdorimi i paautorizuar në internet, në dyqan ose në çdo ATM.
Kujdes me ekspozimin e të dhënave të kartës dhe PIN-it.
Mos e ndaj kurrë me persona të tjerë numrin e kartës apo PIN-in tënd. Mbajeni mend, mos e shkruani askund dhe kontakto menjëherë Credins nëse karta humbet ose vidhet.

Qëndro vigjilent në ATM
Përdor ATM në zona të ndriçuara mirë dhe të sigurta. Mbulo tastierën kur vendos PIN-in tënd dhe merr kartën & paratë para se të largohesh.

Bli në mënyrë të sigurt në internet.
Përdor faqet e besuara me “https://” dhe aktivizo paralajmërimet e pagesave në internet. Shmang ruajtjen e detajeve të kartës në pajisje publike ose të përbashkëta.

Kontrollo para se të paguash.
Qëndro i vëmendshëm gjatë pagesave në POS. Kontrollo shumën përpara se ta konfirmosh dhe mos harro të marrësh gjithmonë faturën.






Përditëso numrin tënd të telefonit.
Sigurohu që të mos humbasësh asnjë njoftim të rëndësishëm transaksioni. Vizito degën më të afërt të Credins për të përditësuar numrin tënd të telefonit.

Raporto menjëherë një kartë të humbur ose të vjedhur
Nëse karta jote ka humbur apo është vjedhur, na njofto menjëherë për ta bllokuar atë dhe për të parandaluar transaksionet e paautorizuara. Ekipi ynë është në dispozicion për të të ndihmuar në çdo kohë.
Menaxho biznesin tënd në çdo kohë, kudo që të ndodhesh.
Në kompjuter apo në smartphone (celular), zgjidhjet digjitale të Credins të japin kontroll të plotë mbi financat e tua. Akses të lehtë, transaksione të sigurta dhe informacione në kohë reale, kudo që ndodhesh.
Përdor Credins Online
Menaxho financat e biznesit tënd në çdo kohë me Credins Online. Kontrollo bilancet, bëj transferime dhe monitoro transaksionet nga një platformë e sigurt dhe e lehtë për t'u përdorur.
Shkarko aplikacionin Credins Mobile
Merr kontroll të plotë mbi llogaritë e tua të biznesit, kudo që të ndodhesh. Shkarko aplikacionin Credins në iOS ose Android për të kryer pagesa, monitoruar shpenzimet dhe për të marrë njoftime në kohë reale.
Ke nevojë për ndihmë ose udhëzime të personalizuara?
Ekipi ynë i ekspertëve është i gatshëm të të ndihmojë me çdo pyetje në lidhje me kartat e tua të biznesit, shërbimet bankare ose menaxhimin e llogarisë. Na kontakto dhe ne jemi të gatshëm të të ndihmojmë në çdo kohë.

Kontakto Credins Biznes
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i biznesit të Credins do të të kontaktojë për të të ndihmuar në çdo kohë.