Një rrugëtim besimi, zhvillimi dhe inovacioni.
E nisur si një vizion lokal në vitin 2003, Credins bank është shndërruar sot në një nga institucionet më të rëndësishme financiare në Shqipëri. Credins, është zhvilluar duke mbajtur gjithmonë të pandryshuar parimin e saj themelor: Krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe ofrimin e një përvoje bankare unike për çdo klient!

Nga një vizion lokal në një sukses kombëtar...
E ndërtuar mbi besim dhe e udhëhequr nga inovacioni, Credins bank nisi si një sipërmarrje pionere shqiptare dhe është zhvilluar duke u bërë një nga institucionet kryesore financiare në vend, me misionin për t’i shërbyer çdo klienti me përgjegjësi maksimale.
Të rrënjosura në sipërmarrjen shqiptare
E themeluar në vitin 2003 nga një grup investitorësh shqiptarë, Credins u krijua mbi bindjen se përmes eksperiencës profesionale dhe ambicjes mund të ndërtonin një standard të ri në industrinë bankare, një standard etik dhe profesional të përqendruar te individi.
Evolucioni përmes besimit dhe inovacionit
Gjatë viteve, Credins bank ka zgjeruar rrjetin e saj, ka zhvilluar fushën digjitale ka diversifikuar shërbimet, duke evoluar në një grup financiar modern por njëherazi duke ruajtur të njëjtën lidhje personale me çdo klient.

Udhëtimi ynë nëpër vite
Që nga viti 2003, Credins bank ka zhvilluar aktivitetin e saj paralelisht me ekonominë e Shqipërisë, duke u zgjeruar dhe sjellë shërbime të reja, si dhe duke u përqendruar gjithmonë tek kërkesat & nevojat e klientëve të saj.
2024
Banka e vitit
Viti 2024 përfaqësoi një etapë të rëndësishme për Credins bank, e shoqëruar me performancë të qëndrueshme financiare, rritje të klientelës dhe transformime të dukshme në imazh, teknologji dhe qasje ndaj klientit. Vlerësimi me çmimin “Banka e Vitit” në fillim të vitit konfirmoi pozicionin e saj si një nga institucionet kryesore në tregun bankar shqiptar
.
Me mbi 400,000 klientë aktivë dhe rritje 9% të portofolit të kredive, banka u rendit ndër dy më të mëdhatë në vend për nga aktivet, depozitat dhe investimet, duke kryesuar gjithashtu rritjen vjetore të investimeve në tituj dhe instrumente financiare.
Një moment kyç i vitit ishte ribrandimi i bankës, i cili solli një identitet më bashkëkohor dhe një komunikim më të afërt me klientin. Me sloganin “Personalisht për ty”, Credins riafirmoi fokusin te zgjidhjet e personalizuara dhe përvoja digjitale e avancuar.
Në fushën e teknologjisë, banka vijoi modernizimin e shërbimeve digjitale, përmirësimin e Credins Online, integrimin e Google Pay dhe ridizajnimin e platformës e-banking. Transaksionet përmes POS-ve u rritën me mbi 50%, ndërsa rrjeti u zgjerua në 52 degë dhe 87 ATM.
Credins vijoi angazhimin në përgjegjësinë sociale përmes mbështetjes së arsimit, kulturës, sportit dhe komunitetit, si dhe investimeve në zhvillimin profesional të punonjësve. Në fund të vitit, u hodhën bazat për integrimin në SEPA dhe forcimin e financimeve në sektorë strategjikë si agroturizmi, energjia dhe NVM-të.
2023
Fokus i fortë në avancimin teknologjik
Credins Bank shënoi një tjetër vit të suksesshëm, duke dëshmuar qëndrueshmëri dhe aftësi profesionale në zbatimin koherent të strategjisë së përcaktuar për vitin 2023. Nismat financiare të ndërmarra forcuan më tej pozicionin e bankës në industrinë bankare shqiptare.
Një arritje e rëndësishme për tregun financiar ishte lançimi i ofertës së parë publike të obligacioneve, ku Credins luajti rol kyç si nënshkrues i emetimit dhe si themeluese e bursës së parë private shqiptare, duke reflektuar vizionin e saj afatgjatë për zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë vendase.
Partneritetet me institucione financiare ndërkombëtare, si Mastercard, mundësuan oferta të dedikuara për kartat me parapagesë dhe klientët e rinj, si dhe fushata shpërblyese për klientët kartëmbajtës dhe bizneset e pajisura me POS. Paralelisht, banka vijoi mbështetjen e sektorëve strategjikë si turizmi, bujqësia dhe energjia.
Me fokus të fortë në progresin teknologjik, Credins investoi në sigurinë e të dhënave dhe në zhvillimin e bankingut digjital, duke përdorur teknologji të avancuara për të përmbushur nevojat në rritje të klientëve.
Vlerësimi me çmimin “SDG Business Pioneers” nga United Nations Albania në vitin 2023 përbën një konfirmim të angazhimit 20-vjeçar të Credins bank ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Anëtarësimi në UN Global Compact dhe UN Women nënvizon përkushtimin e bankës për të ndjekur standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
2022
Zgjeruar në rajon dhe në botën digjitale
Gjatë vitit 2022, Credins bank vijoi të mbështesë ekonominë vendase, duke u renditur banka e parë në treg për kredidhënie me një market share prej 19%. Strategjia e rritjes u shoqërua me nisma të shumta në mbështetje të zhvillimit shoqëror, ku mbi 140 aktivitete në përputhje me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm e pozicionuan bankën si një nga korporatat lidere për përgjegjshmëri sociale.
Banka implementoi me sukses reforma të rëndësishme, përfshirë konsolidimin e procesit të fiskalizimit dhe avancimin e digjitalizimit. Zgjerimi i shërbimeve bankare online 24/7, i shoqëruar me komisione më të ulëta dhe fushata informuese, synoi përmirësimin e aksesit dhe përvojës së klientëve.
Për vitin 2023, objektivi kryesor është konsolidimi i mëtejshëm i Credins bank si një bankë shqiptare moderne, në linjë me zhvillimet teknologjike globale, duke mbështetur klientët në kushtet e rritjes së kostove të kredimarrjes dhe duke ruajtur konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë financiare.
Një fokus i veçantë do t’i kushtohet zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve cilësore, promovimit të karrierës, rekrutimit të talenteve dhe forcimit të një kulture bashkëpunuese, së bashku me rritjen e përfitimeve për punonjësit.
2021
Zgjerimi dhe konsolidimi i bankës Credins Kosovë
Credins bank e mbylli vitin ‘21 me një performancë të kënaqshme financiare dhe në linjë me objektivat strategjike të vendosura, madje duke kapërcyer disa prej shifrave të buxhetuara. Portofoli i kredisë përgjatë ’21 është rritur me 8.43% përkundrejt mbylljes në ’20 ku rritjen kryesore e kemi në segmentin e biznesit të mesëm dhe me pas në mikro dhe Agro ku mbështetja jonë ka qenë e pakufizuar si në drejtim të këshillimit, ashtu dhe në aplikimin e skemave lehtësuese financiare për sektorë të tillë si tregti, shërbime, bujqësi etj. Në kuadër të strategjisë afatmesme, banka Credins ka vazhduar të rrisë prezencën e saj në segmentin retail, duke ofruar risi në paketa produktesh, oferta të dedikuara për kredinë për shtëpi dhe atë konsumatore, por edhe nga mundësitë e reja të krijuara nga kanalet digjitale.
Një arritje tjetër e suksesshme përgjatë ‘21 është zgjerimi dhe konsolidimi i bankës Credins Kosovë, duke sjellë avantazhe konkurruese për klientët, përzgjedhja e stafeve vendase dhe trajnimi i tyre, si dhe krijimi i një skuadre me drejtues dhe profesionistë të cilët po ndërtojnë themele të forta për rritjen e mëtejshme. Sot në Kosovë jemi të pranishëm me 4 degë të reja dhe me një strategji të mëtejshme zgjerimi në qytete të tjera përgjatë '22.
2020
Ruajti vendin e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë
Credins bank e mbylli ‘20 duke vazhduar të ruajë vendin e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë me një rritje prej +4% përkundrejt vitit’19. Në këtë vit specifik, kredidhënia u fokusua kryesisht në sektorë strategjikë si shëndetësia po dhe në mbështetje të bizneseve të vogla e të mesme për të gjallëruar aktivitetin e tyre, kapërcyer vështirësitë e krijuara dhe për të rifilluar me optimizëm. Ndihmesë e madhe ishte dhe ristrukturimi i një pjese të portofolit të kredisë për bizneset që u impaktuan nga pandemia si dhe mbështetja që ju dhamë me anë të skemave të paketave të garancisë sovrane.
Sukses i mëtejshëm në një vit të vështirë ishte dhe finalizimi i projektit të liçensimit pranë Bankës së Shqipërisë për tre aktivitete të reja: tregtiminin e derivativëve, nënshkrimin e titujve (underwriting) si dhe këshillimin për aktivitete të caktuara.
Banka Credins, pas 18 vitesh të suksesshme në tregun shqiptar, sapo ka hapur dyert e veta në Kosovë dhe tashmë jemi prezent me dy degë. Kjo vendimmarrje e rëndësishme dhe pse në kushtet më të vështira siç është situata e pandemisë, nuk na ndal për të ecur përpara me planet tona për zgjerim të mëtejshëm përgjatë ‘21 dhe për të qënë prezent në trojet shqiptare afër çdo klienti.
2019
Credins, pozicionohet si banka e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë
Përgjatë 2019, afirmuam pozicionin tonë si banka e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë me një vlerë prej EUR 825.6 Milion si një tregues i mbështetjes së vazhdueshme që i japim bizneseve, individëve dhe ekonomisë së vendit, e cila erdhi si rezultat i një drejtimi strategjik mjaft të suksesshëm të ndjekur nga drejtuesit e bankës.
Prioriteti i bankës dhe i njësisë së zhvillimit të biznesit ka qënë mbështetja e vazhdueshme e bizneseve të vogla dhe të mesme si shtylla kryesore e zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe rritjes së punësimit. Për ti mundësuar biznesit të vogël akses në financime, krijuam skema lehtësuese me partnerë ndërkombëtarë siç është marrëveshja COSME me Fondin Europian të Investimeve, si dhe krijimi I paketave specifike për këtë segment klientësh për të siguruar një “one stop shop” për çdo klient. Bashkëpunuam dhe mbështetëm Agrobiznesin si një nga sektorët me prioritare dhe strategjike në vend duke qënë të pranishëm në çdo skaj të vendit dhe aty ku nuk ka prezencë bankash, nëpërmjet bankës lëvizëse, një nga shërbimet më inovative të tregut vendas. Krijuam paketa të personalizuara për çdo grup klientësh duke adresuar nevojat e tyre specifike me shërbime bankare dhe komisione preferenciale siç janë paketat për studentët, bizneset e vogla, klientët agro, etj.
2018
U zgjerua gama e produkteve MasterCard
Gjatë vitit 2018, në kuadër të aksesit në financë, banka zgjeroi marrëveshjet e bashkëpunimit me AK Invest dhe Posta Shqiptare për shërbimin e ofruar në rrjetin e tyre shërbimin “Cash Advance” përmes pikave të saj të shitjes (POS). Po gjatë këtij viti u zgjerua gama e produkteve MasterCard, duke i shtuar portofolit, kartën premium WORLD, në debit dhe kredit, kartë që prezantohet për herë të parë në Shqipëri.
Në qershor të 2018, Credins nënshkroi marrëveshjen me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë mbi të drejtat dhe detyrimet e Zhvilluesit e Tregut lidhur me emetimet e obligacioneve referencë (benchmark) të Republikës së Shqipërisë. Credins është një nga 5 (pesë) bankat në vend, e përzgjedhur për zhvillimin e tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë.
2017
U investua në shkallë të gjerë në rivitalizimin, zgjerimin dhe përmirësimin e degëve ekzistuese
Gjatë 2017 u hap një degë e re në Lezhë dhe u investua në shkallë të gjerë në rivitalizimin, zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së degëve ekzistuese duke krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve. Investimi i bërë në kapitalin njerëzor, përmes programit të trajnimit të stafit për efektivitetin e shitjeve (Sales Force Efectivness), filloi të japë frutet e veta duke u reflektuar në krijimin e një kulture të re pune dhe në një qëndrim gjithnjë e më proaktiv të punonjëve ndaj klientit. Në 2017 risi ishte lançimi i Mastercard për biznesin në EUR dhe USD si kartë debiti dhe krediti, si dhe Mastercard Gold për klientët Elitë në Credins. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me 2 gusht 2017 merr vendimin dhe i jep Credins miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë financiare shtesë të ndërmjetësimit në sigurime. Në dhjetor të 2017, Credins, morri miratimin e Anëtarësimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Nëpërmjet këtij anëtarësimi Shoqëria komisionere Credins u autorizua të kryejë transaksione në Bursën Shqiptare të Titujve për Titujt e emetuar nga Qeveria Shqiptare. Në fushën e Përgjegjësisë Sociale, Credins filloi grupimin e iniciativave të saj në dobi të komunitetit nën formatin e raportimit për kontributin në përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara.
2016
Credins bank u klasifikua e treta bankë më e madhe në vend
Në Mars 2016, Credins bank hap degën e parë pa shërbime Cash në zyrat e saj qëndrore në Rrugën Vaso Pasha, nr.8, Tiranë. Në 2 qershor 2016, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zyrtarisht aprovon licencën për Credins Invest, kompania për administrim asetesh dhe Investim. Credins bank zotëron 76% e kompanisë së sapo themeluar. Në Gusht 2016, Credins bank u klasifikua e treta bankë më e madhe në vend përsa i përket, Aseteve, Depozitave dhe Kredive. Duke filluar nga data 1 Maj 2016, Credins bank ofron mundësinë e këmbimeve dhe transfertave në monedhën kineze (CNY).
2015
U rendit si një nga tre bankat më të mëdha përsa i takon disa prej treguesve kryesorë financiarë si depozita dhe kredi
Gjatë 2015 banka u rendit si një nga tre bankat më të mëdha përsa i takon disa prej treguesve kryesorë financiarë si depozita dhe kredi.
Credins bank zgjeroi rrjetin e saj me dy degë të reja në qytetin e Tiranës pranë qendrës tregtare Ring dhe në zonën e Kombinatit. Gjithashtu u zgjerua me 2 degë të reja në qytetin e Pogradecit dhe Çorovodës.
Në total rrjeti i degëve shkoi në 56 degë duke iu bashkuar kështu një komuniteti prej më shumë se 241,109 klientësh në mbarë vendin.
Me vendim të Këshillit Drejtues, datë 02 Prill 2015, në Divizionin e Zhvillimit të Biznesit, u krijua Departamenti i Shitjes dhe Suportit të Kredisë SME, Individë, Mikro dhe Agro (SIMA).
Në datë 24 Dhjetor 2015 u nënshkrua Marrëveshja për bashkimin me përthithje të shoqërive Credins bank sh.a dhe Credins Leasing sh.a .
Në datë 30 Prill 2015, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi ndryshimin e kontrollit të Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a, në vijim të marrëveshjes të shitblerjes së nënshkruar mes SiCRED sh.a dhe Credins bank sh.a për transferimin e 76% të totalit të aksioneve nga SiCred sh.a tek Credins bank sh.a më 22 Dhjetor 2014.
2014
Banka e vitit 2014
Gjatë vitit 2014 Banka ka pasur rezultate shumë të mira me fitim neto rekord prej 519 milion lekë në një mjedis me rritje ekonomike të ngadaltë.
Në Dhjetor të vitit 2014 Credins fitoi çmimin në rang kombëtar të filantropisë dhënë nga “Partnerët-Shqipëri”, me motivacion “Për kontributin e konsiderueshëm me impakt të gjerë social që ka dhënë në fusha sensitive të shoqërisë shqiptare ku përmendim këtu shëndetësinë, arsimin dhe sigurisht promovimin e artit dhe kulturës”.
Përgjatë të njëjtit vit, banka vlerësohet gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me çmimin “Banka e vitit 2014” jo vetëm për ecurinë dhe arritjet financiare, por dhe për kontributin e dhënë në ekonominë Shqiptare.
2013
Platforma e re moderne e-banking “Credins Online”
Credins bank lidh marrëveshjen me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimi (BERZH) për financimin 10 milion Euro. Ky fond do të përdoret për kreditimin e bizneseve të vogla dhe të mesme vendase si dhe për mbështetjen e zgjidhjeve të financave tregtare të klientëve të bankës.
Në kuadër të 10 vjetorit përfundohen brenda tre mujorit të parë investimet në teknologji dhe energjinë e rinovueshme. Platforma e re moderne e-banking “Credins Online”. Për herë të parë Credins bank fut Shqipërinë në listën e vendeve që pranojnë pagesat me karta VISA.
Marrëveshja me IFC mbështet sektorin shqiptar të energjisë së rinovueshme me 10 mio Euro financim. Credins bank shton kështu në listën e madhe të produkteve dhe shërbimeve të saj e-banking dhe e-Commerce duke qenë gjithnjë konkurruese dhe pararojë në plotësimin 360 gradë të nevojave të klientëve të saj. Credins bank financon projektet e energjisë së rinovueshme dhe efiçencës së energjisë duke nxitur përdorimin aktiv dhe uljen e emetimeve të gazit serë.
2003-2012
Udhëtimi ynë në vitet e para
2012 Për herë të parë në Shqipëri, Credins Bank hedh në treg kartat e parapaguara Visa, të vetmet në llojin e tyre në tregun bankar. Rrjeti zgjerohet duke cuar në 47 numrin e degëve dhe agjencive dhe 182.000 klientë.
2011 Credins Bank renditet në vendin e tretë në sektorin banka referuar qarkullimit vjetor, duke rritur xhiron me rreth 30% ose 7.6 miliard lekë.Për herë të parë, Credins Bank u jep mundësi të gjithë investitorëve të investojnë në Ar. Shkon në 43 numri i degëve prezente në treg dhe 168.489 klientë.
2010 Viti 2010 shënon rritje dhe suksese në të gjithë treguesit ku ndër të tjera përmendim: Credins Bank renditet në 5 bankat më të mëdha në vend. Në Tetor 2010, Banka zgjeron aktivitetin me Liçencën për tregtimin e Arit dhe monedhave të çmuara.
Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare si një mundësi e jashtëzakonshme për bashkëpunim reciprok me përfitime të ndërsjellta, duke i shkuar pranë me produktet bankare edhe klientit më të largët gjeografikisht.
Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje është fillimi i një bashkëpunimi me qëllim financimin e eksporteve dhe importeve mes vendeve anëtare të Bankës së Detit të Zi dhe Shqipërisë.
Performanca e Credins Bank vlerësohet me çmimin “Banka më Inovative e Vitit” nga Komisioni i Monitorimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Shkon në 41 numri i degëve dhe numërohen 125.737 klientë.
2009 Credins Bank nënshkruan marrëveshjen e Kredisë me European Fund for South East Europe (EFSE). Në këtë gamë arritjesh dhe objektivash vlen për tu theksuar vlerësimi sipas Moody’s, ku Credins Bank vlerësohet pozitivisht sipas rajonit në të cilin ajo operan Credins Bank numëron 32 degë, 447 punonjës, si dhe 93.098 klientë.
2008 Credins Bank feston 5 vjetorin e saj si dhe shton 2 aksionerë të rinj: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V.) Holandë, i përfaqësuar nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO), i përfaqësuar nëpërmjet Sëiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG) Ky vit mbyllet me 26 degë dhe agjenci, 386 punonjës, si dhe 73.402 klientë.
2007 Viti 2007 mund të konsiderohet si viti i pjekurisë për Credins Bank.Credins Bank bëhet “Anëtare me të Drejta të Plota” për tregtimin e kartës VISA. Banka rrit fitimin e saj me 132%Rrjeti i degëve dhe agjencive arrin në 25, ndërsa numri i klientëve në 45.724.
2006 Banka e parë që ofron shërbimin bankar elektronik “Credins online”, i cili u jep mundësi klientëve të kryejnë veprime nëpërmjet internetit ose celularit, nga llogaritë e tyre bankare dhe njëkohësisht me një siguri maksimale.Në fund të vitit 2006 Banka mbyll aktivitetin me 36.740 klientë, 17 degë dhe 170 punonjës.
2005 Credins Bank nënshkruan marrëveshje me Grupin e Monte Paschi di Siena në Itali për kryerjen e transfertave bankare të lira dhe të shpejta për shqipëtarët që jetojnë në Itali.Vijon me ritme të pandërprera rritja, numri i degëve arrin në 12, i punonjësve në 113 dhe i klientëve në 25.000.
2004 Credins Bank ofron shërbimin e Çeqeve të Udhëtarit “American Express”.Zgjeron aktivitetin duke çuar në 7 numrin e degëve dhe agjencive, si dhe dyfishuar numrin e punonjësve në 55. Gjithashtu në fund të këtij viti Banka numëron 12.000 klientë.
Kontakto Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.





