Standardi i Përbashkët i Raportimit (SPR) dhe FATCA
Informacion mbi detyrimet ndërkombëtare të raportimit tatimor dhe shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare.
CRS apo Standarti i Përbashkët i Raportimit është një standard global, i krijuar nga OECD në bashkëpunim me vendet e G20 dhe Bashkimin Europian dhe synon të realizojë shkëmbim të informacionit mbi llogaritë bankare/financiare të mbajtura në institucinet bankare apo financiare të një shteti, ndërmjet autoriteteve tatimore të shteteve anëtare të konventës. Shqipëria është bërë anëtare me nënshkrimin e marrëveshjes “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare,” miratuar me Vendimin nr.178, datë 9.3.2016 te Keshillit te Ministrave. Sipas Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, Banka Credins, sikur dhe bankat e tjera të nivelit të dytë dhe Institucionet Financiare në Republikën e Shqipërisë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, në marrëdhenie me klientët, duhet të identifikojë rezidencën e klientëve për qëllime tatimore dhe së bashku me informacione të tjere, si psh Numri Identifikues si Tatimpagues, informacione mbi llogaritë/depozitat apo produkte të tjera bankare, të klientëve me rezidencë tatimore në një nga shtet anëtare të CRS-së, ti raportojë pranë autoriteteve tatimore të Republikës së Shqipërisë, të cilat më pas i shkëmbejnë me autoritetet tatimore të vendit të rezidencës së deklaruar nga Klienti. Për më shumë detaje ju lutem shkarkoni informacionet si më poshtë:
FATCA (Foreign Account Tax Compliance ACT) Ligji për Përputhshmërinë Tatimore të Llogarive të Huaja është legjislacion amerikan shpallur në 18 Mars 2010 që ka hyrë në fuqi prej 1 Korrik 2014. FATCA kryesisht është një kërkesë rregullatore kundrejt intitucioneve të huaja financiare për të raportuar klientët e tyre amerikanë. Credins Bank njeh rëndësinë e FATCA dhe është në përputhje me kërkesat saj. Përmbushja e kërkesave identifikim dhe raportim të klientëve bazohet në dhënien e pëlqimit nga ana e tyre.