Dyfisho Ndërmarrjen Tënde
Financim i dedikuar për të modernizuar aktivitetin, rritur kapacitetet, investuar në teknologji,
eficiencë dhe zhvillim.

Investo atu ku biznesi yt ka më shumë nevojë
Financimi mund të përdoret për blerjen, ndërtimin, zgjerimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e aseteve fizike dhe teknologjike, si dhe për investime që rrisin kapacitetet, eficiencën dhe konkurrueshmërinë e biznesit.
Jepi më shumë mundësi biznesit tënd
Me “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, Credins bank të mbështet me financim për investime që ndihmojnë biznesin të rrisë kapacitetet prodhuese, cilësinë dhe eficiencën operacionale. Financimi mbështetet nga skema e garancisë shtetërore të huas.

Financim për rritje
Financim deri në 200 milionë lekë, i krijuar për të mbështetur investimet dhe planet e zhvillimit të biznesit tënd.

Kush mund të aplikojë?
Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 43/2022, pavarësisht sektorit të veprimtarisë, si dhe fermerët e regjistruar dhe të pajisur me NIPT fermeri në sektorin e bujqësisë.
Kushtet kryesore të financimit
Njihu me kushtet kryesore të financimit, nga shuma dhe norma e interesit deri te afati, garancia dhe kostot.
Shuma e financimit
Deri në 200,000,000 lekë për klient/huamarrës.
Norma e interesit
Norma efektive e interesit: 2%.
Monedha
Lekë.
Afati i kredisë
Deri në 10 vite.
Periudha grace
Deri në 12 muaj, me kërkesë të klientit.
Garancia shtetërore
Garancia shtetërore mbulon 70% të principalit të kredisë. Për pjesën e pambuluar zbatohen procedurat e Credins bank për mbulimin me kolateral.
Kostot e tjera
Kostot e tjera që lidhen me normën efektive: Jo më shumë se 0.5% e vlerës së kredisë.
Shlyerja para kohe
Për shlyerjen para kohe nuk aplikohet komision apo penalitet.
Afatet e aplikimit dhe disbursimit
Afati i aplikimit: Deri më 20.11.2027. Afati maksimal i disbursimit: Deri më 20.12.2027.
Si të aplikosh?
Apliko në tre hapa të thjeshtë dhe ekspertët tanë do të të udhëzojnë gjatë procesit.

1. Plotëso formularin online
Plotëso të dhënat e tua, informacionin bazë për biznesin dhe investimin që planifikon.

2. Dorëzo kërkesën dhe dokumentacionin
Ekspertët tanë do të të orientojnë për dokumentacionin e nevojshëm dhe kushtet e programit.

3. Shqyrtimi dhe disbursimi
Pas analizimit dhe miratimit të kërkesës nga banka, dokumentacioni vijon për konfirmim sipas skemës së garancisë. Pas konfirmimit, procedohet me nënshkrimin e kontratave dhe disbursimin e kredisë.
Pyetjet e bëra më shpesh
Gjithçka që duhet të dini për këtë produkt
Mund të financohesh deri në 200,000,000 lekë për klient/huamarrës.
Norma efektive e interesit është 2%.
Afati i kredisë është deri në 10 vite.
Mund të aplikojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që plotësojnë kriteret e ligjit nr. 43/2022, pavarësisht sektorit të veprimtarisë, si dhe fermerët e regjistruar dhe të pajisur me NIPT fermeri në sektorin e bujqësisë.
Financimi mund të përdoret për: blerjen, ndërtimin, zgjerimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e aseteve fizike dhe teknologjike; makineri dhe pajisje prodhuese; digjitalizim; certifikime dhe standarde ndërkombëtare; eficiencë energjetike dhe energji të rinovueshme; logjistikë, magazinim dhe investim në tokë kur është pjesë integrale e projektit investues. Fondet nuk përdoren për veprimtari të jashtëligjshme apo rifinancim të huave të tjera.
Financimi ofrohet në monedhën lekë.
Afati i aplikimit është deri më 20 nëntor 2027.
Garancia shtetërore mbulon 70% të principalit të kredisë. Për pjesën e pambuluar prej 30% zbatohen procedurat e Credins bank për mbulimin me kolateral.
Aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e programit, përfshirë klasifikimin si ndërmarrje mikro, e vogël ose e mesme apo si fermer me NIPT fermeri. Në momentin e aplikimit nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara apo kredi me probleme sipas kritereve të skemës.
Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.





