Portofoli Digjital – Politikat e Privatësisë

Si përpunohet dhe ruhet informacioni juaj personal kur përdorni portofolin tonë dixhital.

1. Qellimi

Materiali ne vijim shpjegon se si Credins Bank mbledh, perdor, ndan dhe mbron te dhenat tuaja personale kur shtoni karten tuaj Credins ne Portofolin Digjital. Te dhenat tuaja personale perpunohen ne perputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” (ne fuqi nga 17 janar 2025), i ndryshuar, si dhe me Rregulloren e Pergjithshme per Mbrojtjen e te Dhenave (BE) 2016/679 (GDPR), kur eshte e zbatueshme.

2. Kategorite e te Dhenave Personale qe Mbledhim

Kur regjistroni karten tuaj ne Portofolin Digjital, mblidhen dhe perpunohen te dhenat personale te paraqitura si ne vijim, te cilat perdoren vetem per qellimin e ofrimit te sherbimit ose per plotesimin e kerkeses dhe i komunikohen paleve te treta vetem nese nevojiten per kete qellim, ne perputhje me ligjin, si edhe kur informacioni kerkohet nga organet kompetente qe e fitojne kete te drejte me ligj, duke respektuar kerkesat ligjore.

• Informacioni i mbajtesit te kartes: Emri, numri i identifikimit personal, adresa e banimit, adresa e emailit, numri i celularit

• Te dhenat e kartes: Numri i kartes (PAN), data e skadences, CVV (vetem perkohesisht, nuk ruhet)

• Te dhena per pajisjen: Lloji i pajisjes, versioni i sistemit operativ, identifikuesi unik i pajisjes (UDID), adresa IP

• Te dhena autentifikimi: Kodet njeperdorimshme (OTP)

• Te dhena vendndodhjeje: Vetem ne momentin e aktivizimit te kartes, per parandalimin e mashtrimeve (vetem nese lejoni sherbimet e vendndodhjes)

• Te dhena te tokenizuara: Numri i Llogarise se Pajisjes (token) i gjeneruar nga Portofoli Digjital

Ne nuk ruajme numrin e plote te kartes apo CVV-ne pasi perfundon aktivizimi.

3. Qellimi i Perpunimit

Te dhenat tuaja perpunohen per keto qellime:

• Per te verifikuar identitetin tuaj dhe vlefshmerine e kartes per Portofolin Digjital

• Per te mundesuar regjistrimin e sigurt te kartes ne Portofolin Digjital

• Per te permbushur detyrimet kunder mashtrimit dhe parandalimit te pastrimit te parave

• Per te permbushur detyrimet kontraktore midis jush dhe Bankes

• Per te ofruar mbeshtetje per sherbimin ndaj klientit ne lidhje me funksionalitetin e Portofolot Digjital

4. Baza Ligjore per Perpunim

Te dhenat perpunohen ne baze te:

• Pelqimit tuaj kur nisni regjistrimin e kartes ne Portofolin Digjital

• Permbushjes se te drejtave dhe detyrimeve te parashikuara ne kontraten baze per leshimin e kartes

• Detyrimeve ligjore

• Sigurimin e pagesave te sigurta nepermjet celularit

5. Ndarja e te Dhenave

Te dhenat tuaja mund te ndahen me:

• Portofolet Digjitale: per te gjeneruar dhe menaxhuar nje Numer Llogarie Pajisjeje per karten tuaj

• Rrjetet e pagesave te skemave per tokenizim dhe perpunim te transaksioneve

• Ofrues te sherbimeve te paleve te treta: vetem per autentifikim, zbulim mashtrimesh, ose mbeshtetje ndaj klientit

• Autoritete rregullatore: kur kerkohet nga ligji

Te gjitha transferimet e te dhenave jane ne perputhje me ligjin ne fuqi, duke perfshire masa mbrojtese.

6. Siguria e te Dhenave

Zbatojme masa teknike dhe organizative per mbrojtjen e te dhenave, duke perfshire:

• Kriptim te sigurt te te dhenave gjate transmetimit

• Mosperdorim te serverave tane apo te Portofoleve Digjitale per ruajtjen e plote te te dhenave te kartes

• Perdorimin e tokenizimit per te shmangur ekspozimin e numrit real te kartes

• Kontrollin e aksesit, regjistrimin e aktiviteteve dhe testim te rregullt te sigurise

7. Te Drejtat Tuaja

Ju keni te drejte te:

• Keni akses ne te dhenat tuaja personale

• Kerkoni korrigjimin ose fshirjen

• Terhiqni pelqimin ne cdo kohe (kjo mund te caktivizoje funksionimin e Portofolit Digjital)

• Kundershtoni ose kufizoni perpunimin e caktuar

• Paraqisni ankese prane Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale (KMDP)

8. Afati i Ruajtjes

Te dhenat e aktivizimit mbahen vetem per aq kohe sa eshte e nevojshme per te permbushur detyrimet kontraktore dhe ligjore. Te dhenat e tokenizuara dhe regjistrat e autentifikimit ruhen deri ne 5 ( pese) vite pas dates se perfundimit te marredhenies financiare me klientin, sipas kerkesave rregullatore dhe politikave te brendshme.

9. Kontakt

Nese keni pyetje apo kerkesa ne lidhje me kete Njoftim per Privatesine, ju lutemi kontaktoni ne web-in e bankes www.bankacredins.com .

Oficeri per Mbrojtjen e te Dhenave

Email: dpo@bankacredins.com