Karta jote, plotësisht digjitale
Paguaj online thjesht dhe sigurt me Kartën Virtuale Credins. Tani pa kartë fizike, pa vonesa, vetëm pagesa të zgjuara nga pajisja jote digjitale.

Pse të zgjedhësh kartën Credins
Shijo lirinë e plotë të pagesave digjitale, me pagesa më të sigurta, më të shpejta.
Paguaj menjëherë dhe shijo momentin.
Bli, abonohu dhe rezervo shërbime në mbarë botën me kartën tënde virtuale. Bëhu gati të shijosh gjithçka dëshiron menjëherë pas aktivizimit të kartës.
Siguri e avancuar për çdo blerje që ti bën.
Përmes një sistemi të lartë dhe të çertifikuar të sigurisë, mundësohet që të dhënat e tua të mbeten gjithmonë private dhe transaksionet e mbrojtura në çdo moment.

Si funksionojnë Apple Pay dhe Google Wallet?
Shto kartën Credins në portofolin tënd digjital dhe përfito të kryesh pagesa të shpejta, pa kontakt, në mënyrë të sigurt dhe lehtësisht, kudo që ti të shkosh.
01
Shto kartën tënde
Hap Apple Pay ose Google Wallet, kliko te "Shto Kartën" dhe ndiq hapat e thjeshtë që të shfaqen në ekran.

02
Verifiko dhe aktivizo
Konfirmo kartën tënde me Credins bank dhe fillo ta përdorësh pa patur nevojë për dokumente, shumë lehtë shumë sigurt.
.jpg)
03
Paguaj me një prekje
Afro telefonin ose orën (smartwatch-in) tënd tek terminali pa kontakt dhe paguaj menjëherë.

04
Qëndro në kontroll dhe shijo rehatinë tënde
Ndiq pagesat e tua të fundit, kontrollo bilancet dhe menaxho kartat direkt nga aplikacioni yt.


Aktivizo Apple Pay në vetëm disa minuta
Ndiq këtë udhëzues të shkurtër për të shtuar kartën tënde Credins në Apple Pay dhe fillo të bësh pagesa të sigurta dhe pa kontakt me iPhone ose Apple Watch, kudo që shohësh simbolin e Apple Pay.

Shto kartën tënde Credins në Google Wallet
Shiko sa i shpejtë dhe i lehtë është aktivizimi i kartës Credins në Android dhe kryerja e pagesave pa mundim kudo si në dyqane, online ose në aplikacione, falë Google Wallet.
Pyetjet e shpeshta
Mëso më shumë se si funksionon Karta Virtuale Credins nga aktivizimi dhe përdorimi, deri te rimbushjet dhe siguria.
Një kartë virtuale është një version plotësisht digjital i kartës tënde të pagesave, që përdoret për pagesa të sigurta në internet dhe telefon, pa patur nevojë për një kartë fizike.
Ti mund të kërkosh një kartë virtuale përmes Credins Online ose duke vizituar degën tënde më të afërt të Credins. Ajo lëshohet menjëherë dhe është gati për t'u përdorur nga ty.
Ti mund ta përdorësh atë për blerje në internet, blerje të ndryshme si dhe të kryesh pagesa pa kontakt përmes Apple Pay ose Google Wallet.
Po. Çdo transaksion është i koduar dhe përdor kode dinamike të sigurisë, duke i mbajtur të dhënat e tua personale dhe të kartës të mbrojtura gjatë gjithë kohës.
Ti mund ta menaxhosh kartën tënde virtuale në çdo kohë, mund të shikosh transaksionet, rimbushësh ose bllokosh kartën përmes Credins Online.
Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.





