Kursimi i zgjuar, rritje e sigurt

Ndërto të ardhmen tënde me llogari kursimi që përputhen me objektivat e tua. Gjithmonë në mënyrë fleksibël, të sigurt duke iu përshtatur kursimeve që ti do.

Zgjidh ti se si të rritësh kursimet e tua

Zgjidh llogarinë e kursimit Credins që të përshtatet

Pavarësisht nëse preferon fleksibilitet, kthime më të larta ose planifikim afatgjatë, Credins të ofron një shumëllojshmëri llogarish kursimesh që i përshtaten çdo qëllimi tënd. Fillo të kursesh në mënyrë të sigurt gjithmonë në çdo kohë.

Depozita Kalendarike Maxi

Fito norma konkurruese të interesit që rriten me kalimin e kohës. Me opsione fleksibël të maturimit deri në 60 muaj, Depozita Kalendarike Maxi është ideale për ata që duan të planifikojnë në afatgjatë dhe të përfitojnë nga kthime më të larta.

Depozita Plus

Projektuar për klientët pagamarrës të Credins, Depozita Plus shpërblen besnikërinë tënde me tarifa të favorshme dhe kushte fleksibël. Një mënyrë e zgjuar për t'i bërë të ardhurat e tua mujore të punojnë më shumë për ty.

Depozita me Afat

Një zgjidhje e sigurt dhe e parashikueshme kursimi me interes fiks dhe kthime të garantuara. Zgjidh afatin tënd nga 1 muaj deri në 5 vjet, një investim që të shpërblehet në kohë.

Depozita pa Afat

Përfitoni kursimet tuaja në çdo kohë pa humbur fleksibilitetin.Paratë e tua janë gjithmonë gati për t’u përdorur. Mund t’i tërheqësh ose t’i përdorësh kur të duash, pa afate dhe pa kufizime.

Depozita Kaltra

Depozita Kaltra është një investim afatgjatë për fëmijën që në moshën 0 vjeç. Duke kursyer rregullisht ti mund t’i sigurosh edukimin në shkollën më të mirë si dhe një bazë financiare për të nisur një të ardhme me më shumë mundësi zgjedhjeje.

Depozita Progresive Flexi

Hap sot një depozitë në Lekë ose në Euro, me afat 36 muaj dhe përfito interesa në rritje çdo vit. Interesi kreditohet në llogarinë mbështetëse çdo 12 muaj pa cënuar vazhdimësinë e maturimit të depozitës. Në këtë depozitë ti përfiton dhe nuk ke detyrimin ti kthesh bankës interesin e kredituar në llogarinë mbështetëse edhe pse depozita mund të mbyllet përpara afatit të maturimit.

Planifikoni kursimet tuaja

Llogarit bilancin tënd në çdo kohë

Vlerëso se si depozitat dhe interesi yt do të rriten përgjatë kohës dhe merr gjithmonë vendimet që të përshtaten ty më mirë.

Depozita fillestare: €0.00
Interesi i përfituar: €0.00
Bilanci përfundimtar: €0.00
Kurse me besim

Pse të zgjedhësh Credins bank për kursimet e tua

Me mbi 20 vjet përvojë dhe shërbim të personalizuar, Credins bank të ndihmon të rrisësh kursimet e tua në mënyrë të sigurt në çdo hap të rrugëtimit tënd.

Një partner strategjik për të ardhmen tënde

Si një nga bankat kryesore të Shqipërisë, Credins ofron besueshmëri të provuar, stabilitet financiar dhe depozita të siguruara.

Llogari për çdo qëllim

Zgjidh një nga depozitat afatshkurtra ose afatgjata, me opsione fleksibile të tërheqjes dhe zgjedhjes së monedhës që përputhen me planet e tua.

Udhëzime, personalisht për ty

Ekspertët tanë janë këtu për të të ndihmuar të gjesh gjithmonë zgjidhjen më të mirë të kursimeve. Paratë e tua shtohen duke bërë zgjedhjet e duhura me qëllimin dhe stilin tënd të jetesës.

Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.
Gati për të filluar?

Apliko për një produkt Credins

Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.

Agjencia Qender
Dega Ballsh
Dega Berat
Dega Burrel
Dega Corovode
Dega Durres 1
Dega Durres 2
Dega Durres 3
Dega Elbasan
Dega Emigres Tirane
Dega Fier
Dega Fier 2
Dega Fushe-Kruje
Dega Gjirokaster
Dega Kamez
Dega Kavajë
Dega Kombinat
Dega Korce
Dega Kukes
Dega Laprake
Dega Lezhe
Dega Lushnje
Dega Peshkopi
Dega Pogradec
Dega Porti Durres
Dega Qendrore
Dega Ring Center
Dega Sarande
Dega Shijak
Dega Shkoder
Dega Shkoder 2
Dega Shkozet
Dega Tirana 1
Dega Tirana 10
Dega Tirana 11
Dega Tirana 12
Dega Tirana 13
Dega Tirana 14
Dega Tirana 15
Dega Tirana 16
Dega Tirana 2
Dega Tirana 3
Dega Vau i Dejës
Dega Vlore 1
Dega Vlore 2
Dega Vore
Main Headquarters Branch
RTSH Shkodra Branch
Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
Faleminderit! Ne kemi marrë mesazhin tuaj.
Ups! Ka pasur një gabim në dorëzimin e formularit tuaj.

Email

Dërgo një email dhe ne do të të informojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
info@bankacredins.com

Telefoni

Telefono gjatë orarit të punës për asistencë të shpejtë.
+355 46 700 777

Zyrë

Vizito zyrat tona. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të të ndihmojmë në çdo kohë.