Informacion i përgjithshëm
‘Open-Banking’ apo ‘Banking-u i hapur’ është një risi në praktikën bankare, i cili u mundëson Klientëve, të aksesojnë të dhënat e llogarisë(ve) se tyre dhe/ose të pagesave nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, nëpërmjet Ofruesve të Shërbimit të Palëve të Treta – TPP (Third Party Providers), duke komunikuar nëpërmjet API, me standarde te hapura dhe te sigurta komunikimi.

Si lindi dhe u zhvillua Open Banking
Koncepti u formulua për herë të parë në 2003 si pjesë e lëvizjes së hapur të inovacionit. Futja e veprimeve bankare në internet dhe zhvillimi i teknologjisë online në fillim të viteve 2000 zgjoi interesin për akses në të dhëna, gjë që u pa për herë të parë në përpjekjet për grumbullimin e llogarive nga kompanitë e teknologjisë.
Gjatë viteve 2010 bankingu i hapur u mendua si një mënyrë qe bankat te kthehen në platforma të shërbimit financiar, të zbatuara teknikisht përmes një koncepti “bankingu si shërbim”.
Lëvizja e parë e vërtetë rregullatore për bankingun e hapur erdhi në vitin 2015 kur Parlamenti Evropian miratoi një Direktivë të rishikuar për Shërbimet e Pagesave të njohur si PSD2. Rregullat e reja kishin për qëllim promovimin e zhvillimit dhe përdorimit të pagesave inovative në internet dhe celular përmes bankingut të hapur. U prezantuan një sërë shërbimesh te reja, përkufizimesh dhe detyrimesh të reja për pjesëmarrësit e tregut.
Baza Ligjore ne Shqipëri
Me qëllim përshtatjen e Direktivës Evropiane të PSD2, për plotësimin dhe zbatimin e ‘Strategjisë Kombëtare të Pagesave 218-2023’, tashmë në Shqipëri ka gjetur zbatim ‘open-banking’ apo ‘Bankingu i hapur’, i cili funksionon në bazë të kuadrit ligjor dhe rregullativ të miratuar:
Ligji Nr. 55/2020 – ‘Për Shërbimet e Pagesave’
i cili përcakton kushtet dhe rregullat, mbi të drejtat dhe detyrimet midis Ofruesve te Shërbimit te Pagesave dhe Përdoruesve të tyre, në lidhje me ofrimin e shërbimit te pagesave, ne mënyrë te sigurt dhe transparente.
Rregullore e Bankës së Shqipërisë Nr. 29, datë 1.6.2022
‘Për Autentifikimin e Thelluar të Klientit dhe Standardet e Përbashkëta, të Hapura dhe të Sigurta të Komunikimit’ – e cila përcakton standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit, midis pjesëmarrësve në Shërbimet e Pagesave për ofrimin dhe përdorimin e shërbimit të pagesave.
Mund të lexoni më shumë duke ndjekur linkun:
Ligji “Për shërbimet e pagesave” (bankofalbania.org)
Rregullore 29/2022 “Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit” (bankofalbania.org)
Aktorët kryesorë
Klienti – PSU – Payment Service User: është klient i Bankës, përdorues i TPP dhe përfitues i shërbimeve të ofruara prej tyre. Këto shërbime mund të jenë:
• Informacion mbi llogarinë(të)
• Informacion mbi pagesat e urdhëruara ose të përfituara
• Urdhërimi i Pagesës(ave)
Një institucion që ofron dhe mirëmban llogari financiare, informacion mbi këto llogari dhe pagesat e bëra prej/drejt tyre. Këtë rol e luan Banka.
është një Institucion i licencuar nga Banka e Shqipërisë, për ofrimin e shërbimit të pagesave dhe i regjistruar nga BSh në Regjistrin Publik, i cili duke ndërvepruar me Bankën nëpërmjet API, ofron shërbimet sipas aktivitetit të lejuar në baze të Ligjit të Pagesave dhe Rregulloreve përkatëse të BSh. Disa lloje TPP janë:
• Ofrues i Shërbimit të Informimit te Llogarisë(ve) – AISP – Account Information Service Provider: u jep mundësinë Klientëve, të marrin informacion mbi llogarinë(të) e tyre të pagesës(ave) ne çdo ASPSP, nëpërmjet një komunikimi të sigurt.
• Ofrues i Shërbimit te Inicimit te Pagesës – PISP – Payment Initiation Service Provider: një entitet që u jep mundësinë Klientëve të urdhërojnë një pagesë, nga një llogari e pagesës e mbajtur në një ofrues tjetër të shërbimit të pagesave.
• Ofrues i Shërbimit te Pagesave – PSP – Payment Service Provider: një entitet që ofron ekzekutimin e urdhrit për pagesë të Klientit, të marrë nëpërmjet komunikimit të sigurt, nga një TPP.
është një softuer i cili lejon komunikimin e sigurt midis Bankës dhe TPP, për transferimin e të dhënave të llogarisë së klientit dhe/ose urdhërimit të pagesës së Klientit.
Për t’u regjistruar dhe përdorur API-n tonë, çdo TPP duhet të jetë e licencuar dhe listuar në Regjistrin Publik te BSh. Për më shumë informacion për API-n e Bankës sonë mund të klikoni:
është një ambient testimi ku TPP mund të verifikojnë komunikimin e softuerit/eve të tyre me API-n e Bankës. Për çdo informacion më shumë mund të shkruani në adresën: openbanking@bankacredins.com. Për të marrë më shumë informacion ose për të përdorur Sandbox klikoni:
Reports
FCA Report
Performance and Availability
FCA Report
Performance and Availability
FCA Report
Performance and Availability
FCA Report
Performance and Availability
FCA Report
Performance and Availability
FCA Report
Performance and Availability
Kontakto Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.