Investo për një të ardhme më të gjelbër
Financo rinovimin e shtëpisë duke kuryer energjinë përmes paneleve diellore ose automjet që nuk ndotin mjedisin. Me një Kredi të Gjelbër ti kursen jo vëtëm energjinë, por ul edhe kostot si dhe ndikon pozitivisht për një të ardhme të pastër në planet.

Si të përdorësh kredinë Green
Investo në zgjidhje të gjelbra që përmirësojnë edhe ambientin e shtëpisë tënde dhe mbrojnë edhe mjedisin. Zgjidh të menaxhosh financat e tua duke kursyer energji, si dhe të jetosh shëndetshëm.
Zbuloni detajet e kredisë Green
Kredia Green Credins të ndihmon të investosh në projekte ekologjike, që nga panelet diellore deri tek automjetet elektrike, me terma fleksibël dhe kushte të favorshme të dizajnuara për të mbështetur një mënyrë jetese më të gjelbër.
Zgjidh qëndrueshmërinë
Bëj zgjedhje miqësore dhe që nuk ndotin mjedisin. Kredia Green e Credins, mbështet individët dhe familjet që duan të ulin ndikimin e tyre mjedisor përmes investimeve efikase dhe të rinovueshme.

Përshtatur për qëllimet e tua të gjelbra
Financo projektin tënd me shuma kredie dhe afate kthimi të përshtatshme për nevojat e tua. Si për përmirësimin e shtëpisë apo blerjen e një makine elektrike, ne të ndihmojmë të gjesh çfarë i përshtatet buxhetit tënd.

Norma preferenciale për projektet ekologjike
Me norma interesi të favorshme për projektet e gjelbra, Credins mbështet zgjedhjet që ulin ndotjen e mjedisit. Projekte më efikase nënkuptojnë kushte edhe më të mira për ty dhe planetin tokë.

Kurse kur aplikon online.
Apliko online për të përfituar nga tarifat e ulëta ose zero të aplikimit dhe merr mbështetje të shpejtë dhe të personalizuar nga ekspertët tanë. Ky është një proçes i thjeshtë dhe transparent.

Pse të zgjidhësh një kredinë Green në Credins
Kushtet preferenciale
Përfito nga normat më të ulëta të interesit dhe kushte fleksibël të pagimit.
Ndikimi pozitiv në mjedisin
Përdorimi i paneleve diellore apo automjetet elektrike, ndihmojnë në zvogëlimin e ndotjes mjedisore dhe ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
Procesi i shpejtë dhe i thjeshtë
Apliko online në vetëm disa hapa dhe merr asistencë të personalizuar nga ekipi ynë gjatë gjithë aplikimit tënd.
Kush mund të aplikojë për kredinë Green?
Kredia Green Credins është projektuar për individë dhe familje që duan të investojnë në një të ardhme më të qëndrueshme, si në shtëpi, kopshte, panle diellore, pajisje për energji të rinovueshme, etj
Individët me të ardhura të rregullta
Për ty që je i punësuar ose i vetëpunësuar me të ardhura të verifikueshme stabël mund të aplikosh dhe të përfitosh mundësi fleksibile.
Pronarët e shtëpive dhe rinovuesit
Perfekte për ty që dëshiron të përmirësosh shtëpinë me sisteme efikase të energjisë, izolim ose zgjidhje të energjisë së rinovueshme.
Blerësit që vlerësojnë eko-sistemin
Ideale për ty që dëshiron të blesh automjete elektrike apo hibride, ose që do të investosh në pajisje dhe teknologji të qëndrueshme.
Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.









