Investo me besim, Credins është këtu për ty
Eksploro mundësi investimi që përputhen me objektivat e tua, nga rritja afatgjatë te kthimet e sigurta. Me Credins, paratë e tua punojnë për të ardhmen tënde.
Zbulo produktet e investimit Credins
Nga planifikimi afatgjatë i pensionit deri te mundësitë e sigurta dhe fleksibël të investimit, Credins të ofron zgjidhje të besueshme për të të ndihmuar të rritësh pasurinë tënde.
Fondi i pensionit Credins
Krijo kursimet e tua për pension, përmes kontributeve të rregullta, të menaxhuara nga profesionistët tanë të besuar. Përfito lehtësira fiskale dhe stabilitet afatgjatë, duke siguruar një të ardhme të sigurt për ty dhe familjen tënde në çdo kohë.

Fondi Credins Invest
Investo kursimet e tua përmes fondit Credins Invest. Zgjidh një fond që përputhet me profilin tënd dhe përfito një rritje të qëndrueshme investimesh për të ardhmen tënde.

Investimet në bonot e thesarit
Investo në bono thesari dhe obligacione qeveritare për kthime të parashikueshme dhe rrezik minimal. Credins ofron akses të lehtë në këto instrumente, ideale për investitorët që kërkojnë stabilitet dhe likuiditet.

Bli ar ose monedha në Credins
Ruaj pasurinë tënde me një nga asetet më të qëndrueshme në botë. Credins të mundëson të investosh në ar fizik të certifikuar në mënyrë të sigurt dhe transparente. Një mbrojtje ideale për t'u mbrojtur ndaj luhatjeve të tregut.

Pyetjet e shpeshta
Gjej përgjigje rreth investimit me Credins që nga mënyra se si të fillosh, e deri te menaxhimi i fondeve të tua.
Ti mund të vizitosh çdo degë të Credins ose të kontaktosh një nga këshilltarët tanë të investimeve. Stafi ynë do të të ndihmojë të zgjidhësh produktin e duhur që nga fondet e pensioneve deri te investimet e thesarit. Gjithçka, bazuar në qëllimet dhe preferencat e tua.
Credins Invest fokusohet në rritjen afatshkurtër dhe afatmesme përmes fondeve të diversifikuara të investimeve, ndërsa Credins Pension është projektuar për kursime afatgjata të pensionit, duke të ndihmuar të ndërtosh një të ardhme të qëndrueshme në çdo kohë.
Të gjitha produktet e investimeve të Credins janë të sigurta duke u përputhur gjithmonë me rregulloret financiare të cilat menaxhohen nga profesionistë më të mirë. Thesari dhe produktet e bazuara në depozita të ofrojnë siguri të garantuar, ndërsa fondet e investimeve mbikëqyren në mënyrë transparente në çdo kohë.
Po, gjithmonë përmes Credins Invest, ti mund të rishikosh bilancin tënd të pensionit ose fondit të investimeve, të gjurmosh performancën dhe të bësh kontribute ose tërheqje në mënyrë të sigurt, në çdo kohë.
Po, kjo gjithmonë në varësi të llojit të investimit. Depozitat me afat dhe produktet e thesarit mund të tërhiqen, por është e domosdoshme të shikosh rregulloret që lidhen mbi zbatimin e interesave apo penaliteteve. Fondet e investimeve dhe pensioneve gjithashtu mund të tërhiqen, por rekomandohet t'i mbani ato me një kohëzgjatje të caktuar duke synuar gjithmonë maksimizim e fondeve të tua.
Pse të investosh me Credins bank?
Me ekspertizë profesionale në tregun bankar në ofrimin e produkteve & shërbimeve të personalizuara, Credins të ndihmon të investosh me zgjuarsi, siguri dhe afatgjatë në kohë.

Udhëhequr nga përvoja
Me më shumë se dy dekada në tregun financiar dhe atë bankar në Shqipëri, Credins kombinon sot njohuritë me standardet ndërkombëtare, për të të ndihmuar të marrësh gjithmonë vendime të sigurta për investimet e tua.

Zgjidh atë që i përshtatet qëllimeve të tua
Nga fondet e pensioneve dhe investimet në produktet e thesarit dhe arit, Credins ofron një gamë të plotë opsionesh që përputhen me vizionin dhe ambiciet e tua.

Investo i sigurt, qëndro i informuar
Të gjitha produktet e investimeve të Credins kanë dhe aplikojnë standarde rigoroze rregullatore, me raportime transparente. Çdo klient Credins e di se si menaxhohen paratë në bankën tonë në mënyrë të mençur dhe të sigurt.

Informohu gjithmonë, me stafin tonë të specializuar
Ekspertët tanë të investimeve të ofrojnë mbështetje, duke të ndihmuar të planifikosh, zgjidhësh dhe rritësh portofolin tënd me kujdes dhe qartësi.
Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.




