Kushtet e Përdorimit të Shërbimit Chatbot (Asistentit Virtual)
Mirësevini në shërbimin Chatbot të Bankës Credins sh.a. (këtu e tutje referuar si "Banka"). Ju lutemi lexoni me kujdes këto Kushte Përdorimi përpara se të filloni të ndërveproni me asistentin tonë virtual. Duke përdorur këtë shërbim, ju pranoni plotësisht këto kushte.
Vetëm për qëllime informative: Chatbot-i është projektuar për të ofruar informacion të përgjithshëm mbi produktet, shërbimet, lokacionet e degëve/ATM-ve dhe pyetjet e shpeshta (FAQ).
Jo këshillim financiar: Informacioni i gjeneruar nga Chatbot-i nuk përbën këshillë ligjore, financiare apo investimi. Për vendime të rëndësishme financiare, ju duhet të konsultoheni gjithmonë me një këshilltar ose bankier të autorizuar në degë.
Garantimi i saktësisë: Edhe pse Banka synon që asistenti virtual të ofrojë informacion të saktë dhe të përditësuar, ai bazohet në modele të automatizuara. Banka nuk mban përgjegjësi për ndonjë pasaktësi të përkohshme ose keqkuptim të mesazheve.
Mos ndani të dhëna të rëndësishme, konfidenciale dhe sensitive: Për sigurinë tuaj, gjatë bisedës me Chatbot-in mos shkruani kurrë fjalëkalimet tuaja, kodet PIN, numrat e plotë të kartave të kreditit/debitit apo kredencialet e E-Banking.
Mbledhja e të dhënave: Banka ruan historikun e bisedave për qëllime të përmirësimit të shërbimit, zgjidhjes së ankesave dhe sigurisë audituese. Çdo e dhënë personale përpunohet në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Politikën e Privatësisë së Bankës.
Përmbajtja e bisedës (mesazhet e përdoruesit dhe përgjigjet e asistentit): Para ruajtjes së bisedës, nëse përdoruesit fusin të dhëna personale, maskohen automatikisht këto të dhëna: numra karte, IBAN, numra llogarie/reference, numra telefoni, numër ID/NIPT dhe email.
Identifikuesi në shfletues: Widget-i ruan në shfletuesin tuaj një identifikues anonim të rastësishëm, vetëm për vazhdimësinë e bisedës (jo për qëllime reklamimi).
Përdoruesi merr përsipër të mos keqpërdorë shërbimin Chatbot. Ndalohet rreptësisht:
• Përdorimi i gjuhës fyese, agresive, ose kërcënuese ndaj sistemit apo stafit që monitoron shërbimin.
• Përpjekja për të manipuluar sistemin (prompt injection), infiltruar viruse, apo testuar thyerjen e sigurisë së rrjetit të Bankës.
• Përdorimi i Chatbot-it për të kryer aktivitete mashtruese ose të paligjshme.
• Chatbot-i nuk ka akses në sistemet bankare (core banking), nuk identifikon klientët dhe nuk sheh llogari apo transaksione.
• Përpunimi i të dhënave realizohet nga personat përgjegjës pranë Bankës Credins dhe subjektit përpunues “TRIBAL”.
• Hosting: Hetzner, në data center të certifikuar ISO 27001 në Gjermani (BE).
• Baza e të dhënave është e dedikuar për Credins dhe nuk është e aksesueshme nga interneti (pa port publik).
• Përpunimi AI: Microsoft Azure OpenAI, në EU Data Zone (burimi ndodhet në Sweden Central).
• Nuk ka transferim të dhënash jashtë Bashkimit Europian.
• Bisedat dhe logs fshihen automatikisht pas 90 ditësh.
• Backup-et janë ditore, të enkriptuara, në BE, dhe ruhen 7 ditë, të cilat fshihen automatikisht.
• Microsoft mund të ruajë kërkesat deri në 30 ditë vetëm për monitorim abuzimi.
• Me kërkesë të Bankës, mund të fshijmë menjëherë të gjitha të dhënat e një sesioni. Përdoruesi mund të kërkojë fshirjen e bisedës përmes Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke treguar datën/orën e përafërt dhe përmbajtjen e saj.
Banka rezervon të drejtën të ndryshojë, pezullojë ose ndërpresë ofrimin e shërbimit Chatbot në çdo kohë, pa njoftim paraprak, për arsye të mirëmbajtjes teknike ose përditësimeve të sigurisë.
Këto kushte mund të përditësohen periodikisht. Vazhdimi i përdorimit të shërbimit pas ndryshimeve nënkupton pranimin e kushteve të reja.
Banka nuk mban përgjegjësi për vendimet e marra në bazë të informacioneve të gjeneruara nga chatbot. Përdoruesi është përgjegjës për verifikimin e informacioneve dhe marrjen e vendimeve.
Në rast se keni pyetje shtesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund ta kontaktoni nëpunësin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes emailit në adresën dpo@bankacredins.com ose përmes postës në adresën Rruga “Vaso Pasha”, Tiranë, Shqipëri.