
Credins Online, i sigurt dhe personalisht për ty
Menaxho llogaritë e tua lehtësisht. Bëj pagesa dhe gjurmo financat e tua në çdo kohë dhe kudo, të gjitha përmes aplikacionit Credins Online.

Kontakto ekipin tonë për asistencë
Ekipi ynë i përkushtuar është i gatshëm të të ndihmojë me shërbimet online, kartat dhe informacione të ndryshme mbi llogaritë, etj.

Rivendos fjalëkalimin tënd lehtësisht
Ke harruar detajet e tua hyrëse në llogari? Rikupero aksesin tënd vetëm me disa hapa të thjeshë dhe akseso sërish shërbimet online në mënyrë të sigurt.
Përfitimet e Credins Online
Kontroll i plotë mbi financat e tua përmes Credins Online, në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të personalizuar. I përshtatur për përdorim të përditshëm 24/7.
Akses 24/7 në llogaritë tuaja
Kontrollo bilancet, bëj transferta dhe paguaj faturat në çdo kohë, kudo dhe kurdo nga Credins Online.
Pagesa të thjeshta dhe të sigurta
Transfero ose paguaj online, përmes sistemeve më të larta të sigurisë. Për çdo veprim bankar do të marrësh konfirmime në kohë reale.
Përvojë digjitale e personalizuar
Menaxho kursimet, kartat dhe investimet e tua në një vend. Personalizoje stilin tënd të jetesës.
Banka jote digjitale, e thjeshtë dhe e sigurt
Nga menaxhimi i llogarive të tua deri te siguria e shtuar, Credins Online të ofron komoditet dhe kontroll të plotë.
Menaxho llogaritë e tua me lehtësi
Akseso bilancet, shiko historinë e transaksioneve, transfero fondet dhe paguaj faturat, të gjitha nga Credins Online.

Sinjalizime në kohë reale për çdo veprim
Merr njoftime në kohë reale për aktivitetin e llogarisë tënde, transaksionet me karta dhe përditësime të tjera të rëndësishme kudo që të jesh.

Sistem sigurie i avancuar
Të dhënat dhe transaksionet e tua mbrohen nga sisteme të larta sigurie, përmes lidhjeve të enkriptuara për siguri maksimale.

Çfarë mund të bësh me Credins Online?
Zbulo format më të përshtatshme për të menaxhuar veprimet e tua të përditshme shpejt, sigurt në çdo kohë.
Paguaj faturat e tua në pak sekonda
Paguaj faturat e tua të energjisë elektrike, ujit, internetit ose telefonit nga llogaria jote, në çdo kohë, pa pritur në radhë.

Dërgo dhe merr para shpejt dhe sigurt.
Transfero para midis llogarive të tua, dërgo para te klientë të tjerë Credins ose drejt çdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kohë reale dhe në mënyrë të sigurt.

Kontrollo kartat e tua online
Kontrollo bilancet, blloko ose zhblloko kartën tënde dhe rimbush kartat e parapaguara lehtësisht përmes llogarisë tënde në Credins Online.

Informohu dhe shiko financat e tua lehtësisht nga llogaria jote.
Monitoro të ardhurat, shpenzimet dhe kursimet tua në kohë reale. Një mundësi shumë komode për të qëndruar i organizuar me financat e tua.

Pyetjet e shpeshta
Gjej përgjigjet më të shpeshta në lidhje me përdorimin e Credins Online, që nga aksesi deri te menaxhimi i llogarisë tënde në mënyrë të sigurt, të gjitha në një vend.
Ti mund të regjistrohesh lehtësisht duke vizituar çdo degë të bankës Credins ose direkt përmes faqes sonë në web. Pasi të verifikosh identitetin, do të marrësh të dhënat e tua të hyrjes dhe udhëzimet e aktivizimit.
Thjesht kliko në “Harruar fjalëkalimin” në faqen e hyrjes. Ndiq hapat e thjeshtë për ta rivendosur atë në mënyrë të sigurt. Nëse ke nevojë për ndihmë, ekipi ynë mbështetës është gjithmonë në dispozicion për të të ndihmuar.
Të dhënat dhe transaksionet e tua mbrohen në çdo kohë, nga enkriptimi i avancuar, si dhe monitorimi i vazhdueshëm nga sistemet e larta të sigurimit.
Po, ti mund të dërgosh fonde në çdo bankë në Shqipëri ose jashtë vendit nga Credins Online. Transfertat përpunohen në mënyrë të sigurt, konfidenciale dhe konfirmohen në kohë reale.
Po, ti do të marrësh njoftime të menjëhershme për çdo lëvizje në llogarinë tënde si për pagesat hyrëse deri te transaksionet me kartë, duke qëndruar gjithmonë i informuar.
Shkarko aplikacionin Credins Online
Shijo përvojën e plotë bankare nga telefoni yt. Menaxho paratë e tua, paguaj faturat dhe transfero fonde në mënyrë të sigurt.

Kontakto Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.



