Më shumë, me Mastercard

Duke përdorur kartën Credins Mastercard, ti përfiton nga ofertat e larmishme, që nga udhëtimet,rezervimet e restoranteve,hoteleve, etj, e deri te uljet në përditshmëri, si në Shqipëri apo kudo në botë.

Ofertat e Mastercard

Përdor kartën Credins Mastercard dhe përfito nga ofertat më të larmishme, si në Shqipëri dhe kudo në botë.

Mastercard Travel Pass (MTP)

Mastercard Travel Pass (MTP) është një program i ofruar nga DragonPass dhe Mastercard përmes aplikacionit dhe faqes së internetit MTP, i cili përfshin 3 shërbime:

Airport Security Fast Track
Akses preferencial në një hapësirë të dedikuar që ju çon direkt në kontrollin e sigurisë së bagazheve, në mbi 100 aeroporte në mbarë botën.

Airport Transfers
Akses në automjete premium me shoferë profesionistë, të cilët mund të rezervohen për transport drejt aeroportit ose për t'ju pritur pas mbërritjes në aeroport.

Airport Restaurants Discounts
Akses në oferta ekskluzive në restorantet e aeroporteve në mbarë botën, duke përdorur kodin QR që gjenerohet pasi përzgjidhet oferta në aplikacionin ose faqen Mastercard Travel Pass (MTP).

Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Mbajtësit e kartave të pranueshme në Shqipëri përfitojnë anëtarësim falas në Mastercard Travel Pass (MTP), duke pasur akses në aplikacionin dhe faqen e internetit të MTP.
• Kalimet (Fast Track) të rezervuara tarifohen në kartën e mbajtësit me një vlerë nga 5 EUR deri në 20 EUR për person, për çdo kalim.
• Shërbimi i rezervimit të transportit premium drejt ose nga aeroporti tarifohen në kartën e mbajtësit.

Cilat karta janë të pranueshme?
• Kartat Mastercard Premium, debit dhe kredit (Gold, Platinum, World, World Elite) të lëshuara nga bankat shqiptare.
• Kartat Mastercard Commercial Kredit të lëshuara nga bankat shqiptare.

Si aksesohet shërbimi?
• Përmes aplikacionit Mastercard Travel Pass (MTP), i disponueshëm në Google Play dhe App Store.
• Përmes faqes së internetit: https://mastercardtravelpass.dragonpass.com

Si funksionon shërbimi Fast Track?
1. Mbajtësi i kartës shkarkon aplikacionin Mastercard Travel Pass (MTP) dhe regjistrohet në aplikacion ose në faqen e internetit duke përdorur kartën e tij Mastercard të pranueshme.
2. Përpara udhëtimit, mbajtësi hyn në aplikacionin ose faqen e internetit të MTP dhe zgjedh aeroportin, numrin e pasagjerëve dhe orarin e dëshiruar për shërbimin Fast Track.
3. Mbajtësi sheh çmimin, i cili varion nga 5 EUR deri në 20 EUR për person, konfirmon rezervimin dhe merr kodin Fast Track në aplikacion ose me e-mail.
4. Në aeroport, mbajtësi paraqitet në zonën Fast Track dhe paraqet lejen (Fast Track Pass) për të përfituar aksesin.

Mastercard® Global Data Roaming

Çfarë është ky shërbim?
• Mastercard Global Data Roaming nga FlexiRoam u siguron mbajtësve të kartave akses të lehtë në roaming sa herë që udhëtojnë.
• FlexiRoam është një grumbullues i planit të të dhënave celulare, që mban marrëdhënie me mbi 580 ofrues telekomunikacioni në mbi 200 destinacione rreth botës.

Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Plan roaming prej 1 GB internet për 5 ditë
• 15% zbritje në planet e tjera të FlexiRoam

Cilat karta janë të pranueshme?
• Individ – kartat Mastercard Gold, World Debit, World Credit të lëshuara nga Credins Bank.
• Biznes – karta Mastercard Business Credit të lëshuar nga Credins Bank.

Si mund te merrret ky shërbim?
• Aplikacioni celular FlexiRoam në Google Play/App Store
• eSIM në telefonin celular të mbajtësit të kartës – e disponueshme për modelet Apple pas iPhone XR, Samsung Galaxy pas S20 dhe Google pas Pixel 3.
• Një kod për planin e internetit roaming falas që mbajtësit e kartave të përshtatshme mund ta marrin në një faqe interneti të veçantë www.europe.flexiroam.com ose që nga Gushti 2024 direkt në aplikacionin FlexiRoam.

Si funksionon?
1. Mbajtësi i kartës instalon aplikacionin FlexiRoam.
2. Mbajtësi i kartës shkon në https://europe.flexiroam.com/ (ose që nga gushti 2024 direkt në aplikacionin FlexiRoam) dhe merr një kod për planin e internetit roaming falas.
3. Mbajtësi i kartës krijon një profil në aplikacionin FlexiRoam, fut kodin, vendos eSIM.
4. Mbajtësi i kartës merr planin falas.

LoungeKey Free Access

Çfarë është ky shërbim?
• LoungeKey është një program që u ofron mbajtësve të kartave Mastercard akses në mbi 1,800 sallone aeroportuale në mbarë botën përmes kartës së tyre të pagesës Mastercard.
• Në sallonet aeroportuale LoungeKey, udhëtarët mund të përfitojnë ambiente komode për qëndrim, ushqime dhe pije pa pagesë, akses në Wi-Fi dhe shërbime të tjera.

Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Anëtarësim falas në programin LoungeKey.
• 10 hyrje falas në vit në çdo sallon aeroportual LoungeKey në botë për mbajtësit e kartave Gold (kredit dhe debit) dhe Business (kredit) – vetëm për mbajtësin e kartës.
• Nga 1 korriku 2026: 15 hyrje falas për çdo vit kalendarik në çdo sallon aeroportual LoungeKey në botë për mbajtësit e kartave Platinum dhe World (kredit dhe debiti) – vetëm për mbajtësin e kartës.
• Nga 1 korriku 2026: 20 hyrje falas për çdo vit kalendarik në çdo sallon aeroportual LoungeKey në botë për mbajtësit e kartave World Elite (kredit dhe debiti) – vetëm për mbajtësin e kartës.
• Hyrjet e shoqëruesve, si edhe hyrjet e mbajtësit të kartës mbi numrin e hyrjeve falas, tarifohen në kartën e mbajtësit.

Cilat karta janë të pranueshme?
• Kartat Mastercard Premium, debit dhe kredit (Gold, Platinum, World, World Elite) të lëshuara nga bankat shqiptare.
• Kartat Mastercard Commercial Kredit të lëshuara nga bankat shqiptare.

Si mund te merrret ky shërbim?
• Përmes një karte pagese Mastercard të pranueshme.
• Gjithashtu, mbajtësit e kartave të pranueshme mund të krijojnë një llogari në faqen e dedikuar www.loungekey.com/albania dhe të shkarkojnë aplikacionin LoungeKey, ku mund të shohin:
Numrin e tyre të aksesit (Lounge Access Number);
Numrin e hyrjeve falas të disponueshme;
Informacion të detajuar mbi sallonet dhe shërbimet e disponueshme;
Kodin QR për të hyrë në sallon, si alternativë ndaj përdorimit të kartës së pagesës.

Si funksionon?
1. Mbajtësi i kartës paraqitet në një sallon aeroportual pjesëmarrës në programin LoungeKey. Nuk kërkohet asnjë regjistrim apo veprim paraprak.
2. Në hyrje të sallonit, mbajtësi paraqet kartën e tij Mastercard të pranueshme (ose kodin QR në aplikacion), së bashku me kartën e imbarkimit (boarding pass), dhe informon stafin se është anëtar i programit LoungeKey.
3. Karta skanohet ose afrohet në terminal (tap) për të regjistruar vizitën.

Mastercard Travel Rewards

Çfarë është ky shërbim?
• Mastercard Travel Rewards (MTR) është një platformë/faqe interneti globale e Mastercard e cila ka oferta të shumta cashback në tregtarë të ndryshëm ndërkombëtar – në dyqan dhe online.
• Mastercard menaxhon shpërblimet, monitorimin, llogaritjen dhe lehtësimin e cashback.

Çfarë përfitojnë mbajtësit e kartës?
• Mbajtësit e kartave me karta Mastercard të të pranueshme marrin kthim të automatizuar parash për blerjet në dyqan dhe në internet në tregtarë të zgjedhur luksoz shfaqur në faqen e internetit të MTR.

Cilat karta janë të pranueshme?
• Individ – kartat Mastercard Gold, World Debit, World Credit të lëshuara nga Credins Bank.

Si mund të merrret ky shërbim?
• Faqja e internetit MTR është një vend ku mbajtësit e kartave mund të shikojnë ofertat e tregtarëve dhe të vendosin nëse duan të bëjnë blerje:
https://mtr.mastercardservices.com/sq/c/albania
• Mbajtësit e kartës nuk duhet të bëjnë asgjë, por thjesht të bëjnë blerje në tregtarët e MTR – shumica e ofertave janë informative/të hapura dhe mbajtësit e kartës mund të blejnë menjëherë me kartën e pranueshme
.• Disa oferta janë të tipit “Shto në kartë” dhe para blerjes është i nevojshëm regjistrimi.

Si funksionon?
1. Akses falas në faqen e internetit, nuk kërkohet regjistrim.
2. Shumica e ofertave në faqen e internetit janë informative/të hapura dhe mbajtësit e kartës mund të blejnë menjëherë me kartën e përshtatshme.
3. Disa oferta janë të tipit “Shto në kartë” dhe para blerjes është i nevojshëm regjistrimi për ofertën konkrete.
4. Blerja me kartat Mastercard të pranueshme në një tregtar MTR.5. Cashback i automatizuar në kartën Mastercard disa ditë pas blerjes.

Zbulo më shumë me Mastercard

Privilegjet ekskluzive të Mastercard

Nëse je kartëmbajtës Credins Mastercard, përfito oferta speciale vetëm për ty.

Relaksohu para se të udhëtosh

Shijo hyrjet falas ose me zbritje në terminalet private të aeroporteve.

Bli më shumë. Paguaj më pak.

Paguaj me Credins Mastercard dhe përfito nga oferta ekskluzive në dyqanet e tua të preferuara online, ose fizikisht.

Shijo përfitimet në çdo kohë.

Përmes ofertave te partnerëve Mastercard, shijo më shumë restorantet në Shqipëri dhe në botë. Paguaj tani me Credins Mastercard dhe argëtohu më shumë.

Bank Smarter, Live Easier

Dita jote Mastercard

Me Mastercard nga Credins bank, është e mundur. Bëhu pjesë e kësaj tradite të preferuar – çdo të martë deri në fund të vitit, përfito 10% cashback nga vlera e faturës tënde.

Bank on the go

Si funksionon?

- Regjistrohu vetëm një here duke klikuar në butonin më poshtë.
- Paguaj me kartën Mastercard në një restorant, bar, hotel, supermarket ose taksi, çdo të martë.
- Përfito 10% cashback, që kreditohet direkt në llogarinë e kartës tënde.
- Oferta është e vlefshme deri në Dhjetor 2026.
- Shijoje ditën tënde të preferuar, çdo javë.
- Shiko termat dhe kushtet e plota të fushatës dhe

Thjeshtë, shpejt dhe me vlerë

Si të përdorësh ofertat e tua Mastercard?

Shiko ofertat më të fundit të Mastercard

Eksploro ofertat dhe zgjidh atë që i përshtatet stilit tënd të jetesës, në udhëtime, kulinari, blerje etj.

Kontrollo detajet e ofertës

Rishiko kushtet, vendndodhjet dhe çdo kërkesë përpara se të përdorësh ofertën.

Paguaj me Credins Mastercard

Përdor kartën tënde Credins Mastercard për të bërë blerje. Ofertat aplikohen automatikisht.

Përfito nga zbritjet dhe shpërblimet

Përfito nga zbritjet, ose opsionin cashback, gjithmonë në varësi të ofertës.

Zbulo përfitimet e kartës tënde Mastercard

Nëse je kartëmbajtës Credins Mastercard përfito nga ofertat më të fundit premium deri te ofertat e përditshme.

Mastercard World

Rezervo me kartën tënde Mastercard dhe udhëto me komoditet. Përfito akses falas në terminalet premium.

Mastercard Gold

Përdor kartën tënde Mastercard Gold dhe shijo ekskluzivisht oferta blerjesh në të gjithë botën, duke qënë të mbrojtur dhe sigurt gjithmonë.

Mastercard Standard

Me Mastercard Standard, bëji pagesat e përditshme më të thjeshta dhe më të sigurta, si dhe përfito shpërblime apo zbritje në dyqanet e zgjedhura të partnerëve tanë.

Karta jote Mastercard

Pse të aplikosh për një Credins Mastercard?

Është më shumë se një kartë, është një avantazh drejt përvojave unike premium, kursimeve të përditshme dhe rehatisë tënde.

Përjeto më shumë

Përjeto komoditet ndërsa udhëton

Akses në lounge, oferta fluturimesh dhe shpërblime rezervimi, në çdo udhëtim tëndin.

Shpenzo në mënyrë të zgjuar

Përfito zbritje në blerjet e tua.

Përfito cashback, ulje dhe oferta ekskluzive nga partnerët tanë në dyqanet dhe shërbimet që përdor ti përdor më shumë.

Besim dhe siguri bankare në çdo kohë me Credins

Siguri dhe asistencë e integruar

Në çdo rast ti je i mbrojtur nga mashtrimet. Raporto në kohë reale dhe kërko asistencë klienti 24/7, kudo që shkon.

Gati për të filluar?

Apliko për një produkt Credins

Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.

Agjencia Qender
ATM Dega Tirana 3
ATM Dega Tirana 4
Dega Ballsh
Dega Berat
Dega Burrel
Dega Corovode
Dega Durres 1 - Rruga Taulantia
Dega Durres 2 - Rruga Egnatia
Dega Durres 3 - Rruga Hysen Kërtusha
Dega Elbasan
Dega Emigres Tirane
Dega Fier 1 - Bulevardi Xoxe
Dega Fier 2 - Autogrill Krasniqi
Dega Fushe-Kruje
Dega Gjirokaster
Dega Kamez
Dega Kavajë
Dega Kombinat
Dega Korce
Dega Kukes
Dega Laprake
Dega Lezhe
Dega Lushnje
Dega Peshkopi
Dega Pogradec
Dega Porti Durres
Dega Qendrore Bllok
Dega Ring Center
Dega Sarande
Dega Shijak
Dega Shkoder
Dega Shkoder 2
Dega Shkozet
Dega Tirana 10 - Frigoriferi
Dega Tirana 11 - Stadiumi Dinamo
Dega Tirana 12 - Harry Fultz
Dega Tirana 13 - Myslym Shyri
Dega Tirana 14 - Don Bosko
Dega Tirana 15 - Ushtari i Panjohur
Dega Tirana 16 - Pranë Hotel Hilton
Dega Tirana 1 - Blloku
Dega Tirana 2
Dega Tirana 5 - Rruga e Elbasanit
Dega Tirana 6 - Brenda në QSUT
Dega Tirana 7 - Ali Demi
Dega Tirana 9 - Pranë Shkollës së Bashkuar
Dega Vau i Dejës
Dega Vlore 1 - Rruga Çamëria
Dega Vlore 2 - Lagjja Osmen Haxhiu
Dega Vore
Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj. Banka Credins mbron të gjitha të dhënat në ambiente dhe sisteme të sigurta deri në përfundimin e afatit të përcaktuar në Udhëzimin Nr.20 Datë 03.08.2012 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, “Mbi përpunimin e të Dhënave në Sektorin Bankar”, më pas të dhënat shkatërrohen.”
Faleminderit! Ne kemi marrë mesazhin tuaj.
Ups! Ka pasur një gabim në dorëzimin e formularit tuaj.

Email

Dërgo një email dhe ne do të të informojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
info@bankacredins.com

Telefoni

Telefono gjatë orarit të punës për asistencë të shpejtë.
+355 46 700 777

Zyrë

Vizito zyrat tona. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të të ndihmojmë në çdo kohë.