
Udhëzuesi yt informues për kartat Credins
Mëso se si të aktivizosh, përdorësh dhe menaxhosh kartat e tua Credins, nga pagesat dhe këshillat e sigurisë deri te portofolet digjitale.
Këshilla për të mbajtur kartën tënde të sigurt në çdo kohë
Bëj kujdes të mbrosh të dhënat e kartës tënde, të dhënat e tua personale me këshilla praktike, dhe të thjeshta që të ndihmojnë të jesh i sigurt gjithmonë, kur paguan në dyqane, apo online.
Mbaj informacionin tënd privat
Asnjëherë mos e ndaj numrin tënd të kartës, PIN-in, ose CVV (kodi i sigurisë së vlefshmërisë) me askënd. Ekipi i Credins bank këto detaje do të ti kërkojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jo përmes telefonit, emailit ose sms.
Blini në mënyrë të sigurt në internet
Bëni gjithmonë blerje në faqet e internetit të besuara. Kërkoni për “https://” në shiritin e adresave dhe shmangni futjen e detajeve të kartës në rrjetet publike Wi-Fi.
Qëndroni vigjilent për transaksion
Kontrolloni rregullisht aplikacionin tuaj Credins Online ose celular. Nëse shihni një tarifë të panjohur, bllokoni menjëherë kartën tuaj dhe kontaktoni bankën.
Trajtoni kartën tuaj me përgjegj
Ruani kartën tuaj fizike në mënyrë të sigurt, mos e huazoni të tjerëve dhe përdorni opsione pa kontakt ose virtuale kur është e mundur për mbrojtje shtesë.

Përditëso numrin tënd të telefonit të lidhur me kartën tënde
Sigurohu që të mund të kontaktojmë gjithmonë për njoftime transaksionesh dhe informacione sigurie. Përditëso numrin tënd të telefonit lehtësisht në çdo degë të Credins ose përmes Credins Online.

Raporto menjëherë kartën tënde të humbur ose të vjedhur
Nëse karta jote ka humbur ose është vjedhur, njofto dhe bllokoje atë menjëherë përmes Credins Online ose na kontakto me telefon. Ne do të sigurojmë llogarinë tënde dhe do të lëshojmë një tjetër sa më shpejt.
Kontakto Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.