Mbro atë që ka më shumë rëndësi për ty
Përmes partnerëve tanë të sigurimeve, Credins të ndihmon të gjesh mbulimin e duhur për nevojat e tua, nga jeta dhe shëndeti te pronat, udhëtimet.

Eksploro zgjidhjet e sigurimit nga Credins
Përmes partnerëve tanë të besuar të sigurimeve, Credins të ndihmon të zgjidhësh mbrojtjen që i përshtatet stilit tënd të jetesës, duke garatuar siguri financiare.
Udhëto i mbrojtur, kudo që të shkon
Merr mbulim gjithëpërfshirës ose të detyrueshëm për automjetin tënd dhe shijo udhëtime të sigurta me asistencë 24/7.
Siguro të ardhmen e familjes tënde
Mbro atë që ka më shumë rëndësi për ty, me planet fleksibël të sigurimit të jetës, të dizajnuara për të siguruar stabilitet financiar dhe qetësi për ty dhe të familjarëve të tu.
Mbro shtëpinë dhe objektet e tua.
Siguro shtëpinë, apartamentin ose pronën tënde të biznesit nga ngjarjet e papritura me mbulim të përshtatur dhe asistencë të menjëhershme në momentet kur ke më shumë nevojë.
Sigurimi i jetës me Credins
Përmes partnerëve tanë të besuar të sigurimeve, Credins të ndihmon të mbrosh të ardhmen financiare të familjes tënde. Qetësia përjtohet, kur e di që të dashurit e tu janë të mbrojtur në çdo kohë.
Sigurimi i pronës me Credins
Shtëpia dhe objektet e tua meritojnë mbrojtjen më të mirë. Përmes partnerëve të sigurimit të Credins, mbro pronën tënde nga ngjarjet e papritura dhe përjeto qetësi çdo ditë.
Mbrojtja nga pasiguritë e jetës
Qëndro i mbrojtur në çdo kohë nga zjarri, vjedhjet, fatkeqësitë natyrore ose dëmtimet e ndryshme, duke zgjedhur paketat e sigurimit që të përshtaten ty.
Ndihmë kur keni më shumë nevojë
Në rast të një incidenti, partnerët tanë të sigurimeve do të të ofrojnë ndihmën dhe udhëzimet më të mira, mbi çdo emergjencë të papritur.


Sigurimi i makinave me Credins
Shijo rehatinë në çdo udhëtim. Përmes partnerëve të sigurimeve të Credins, zgjidh mbulimin që i përshtatet udhëtimeve të tua.
Qëndro i sigurt gjatë dhe jashtë rrugës
Merr një mbulim gjithëpërfshirës ose të detyrueshëm për automjetin tënd, duke të mbrojtur nga aksidentet, dëmet e palëve të treta dhe kostot.
Ne jemi këtu kur ka më shumë rëndësi
Përfito pagesë të shpejtë të dëmeve, në mënyrë të sigurt, çdo ditë 24/7 orë dhe gjej mbështetje gjithmonë me ne.
Pyetjet e shpeshta
Gjej përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth ndërmjetësimit të sigurimit Credins që nga zgjedhja e mbulimit deri te marrja e asistencës kur ke nevojë për të.
Credins vepron si një ndërmjetës midis teje dhe partnerëve tanë të besuar të sigurimeve. Ne të ndihmojmë të krahasosh opsionet dhe të zgjedhësh mbulimin që i përshtatet më së miri nevojave të tua personale ose të biznesit tënd, në një vend të vetëm.
Ti mund të përdorësh një gamë të gjerë të produkteve të sigurimit, duke përfshirë sigurimin e makinës, pronës, jetës dhe udhëtimit. Këshilltarët tanë do të të ndihmojnë të gjesh planin që të përshtatet ty, si dhe për të përballuar në kohë reale çdo emergjencë.
Thjesht vizito çdo degë të Credins ose kontakto këshilltarët tanë të sigurimeve. Ata do të të informojnë në lidhje me produktet në dispozicion, si dhe do të të ndihmojnë të plotësosh formularin tënd shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
Policat e sigurimit lëshohen nga partnerët e certifikuar të sigurimeve të Credins. Credins lehtëson proçesin dhe mbetet pika jote e kontaktit për ndihmë, duke të siguruar që gjithçka të shkojë mirë përgjatë proçesit.
Nëse ndodh një incident, kontakto menjëherë Credins ose ofruesin tënd të sigurimit. Ekipi ynë do të të udhëzojë dhe do të koordinojë me siguruesin për të siguruar që kërkesa jote të trajtohet menjëherë.
Merr ndihmë të personalizuar sigurimi
Ekspertët tanë janë të gatshëm të të ndihmojnë të zgjidhni mbulimin e duhur dhe të të udhëzojnë në çdo hap, shpejt, qartë në çdo kohë.

Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.


