Menaxho financat e tua me Credins Online.
Hyr në llogaritë e tua, bëj pagesa dhe monitoro transaksionet kudo dhe në çdo kohë. Credins Online të jep kontroll të plotë dhe fleksibilitet në një mjedis digjital të sigurt.

Pse të zgjidhësh Credins Online?
Menaxhimi financiar i biznesit tënd bëhet më i lehtë se kurrë, me akses të sigurt 24/7 në llogari si dhe zgjidhje inteligjente që ju lehtësojnë çdo proçes.

Akses i plotë në llogari
Balancat, pasqyrat e llogarisë dhe çdo transaksion, gjithmonë në kohë reale, nga kudo që ti ndodhesh.

Pagesa të sigurta
Transfero fonde, paguaj fatura dhe menaxho pagat përmes një platforme me standardet më të avancuara të sigurisë bankare.

Administrim i lehtë
Shto ose menaxho përdoruesit, vendos limitet e transaksioneve dhe aprovo pagesat e tua.

Njoftime në kohë reale
Qëndro i informuar me njoftime në kohë reale për çdo pagesë, transferim ose transaksion me kartat e lidhura me llogarinë tënde.
Video-udhëzues të Credins Online për Desktop.
Eksploro udhëzuesit e shkurtër dhe praktikë që të ndihmojnë të menaxhosh pagesat dhe të përdorësh të gjitha veçoritë e Credins Online.
Video-udhëzues të Credins Online për Mobile.
Eksploro udhëzuesit e shkurtër dhe praktikë që të ndihmojnë të menaxhosh pagesat dhe të përdorësh të gjitha veçoritë e Credins Online.
Pyetjet më të shpeshta
Gjej përgjigje të shpejta për pyetjet më të zakonshme në lidhje me përdorimin e Credins Online.
Ti mund të aplikosh direkt në degën më të afërt të Credins. Sill ID-në dhe stafi ynë do të të ndihmojë me regjistrimin.
Credins Online përdor enkriptimin e avancuar dhe me mbrojtje të dyfishtë (kode TAN) për siguruar dhe mbrojtur të dhënat financiare, transaksionet e tua në çdo kohë.
Ti mund të kërkosh sërish fjalëkalimin (ose të vendosësh një të ri) përmes faqes kryesore ose duke kontaktuar degën tuaj të Credins. Për arsye sigurie, të dhënat e tua do të mundësohen pas verifikimit të identitetit.
Po, ka një tarifë mujore miëmbajtje, 200 LEK, e cila është e përshkruar edhe në kushtet e llogarisë së individit të Credins.
Platforma është e disponueshme 24/7. Ti mund të kontrollosh llogarinë dhe të kryesh transferta në çdo kohë, ndërsa procesimi i tyre nga banka kryhet sipas orareve zyrtare të punës.
Kontakto Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të të asistuar në çdo kohë.