KESHILLUES KLIENTI BIZNES DEGA ELBASAN

Publikuar në
24.04.2026
Hapet deri
3.5.2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

• Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.

• Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.

• Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.

• Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.

• Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.

‍

Kriteret e nevojshme:

• Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).

• Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.

• Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline

• Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.

• Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.

‍

Çfarë ofrojmë ne:

• Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.

• Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.

• Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.

• Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

‍

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

‍

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 03.05.2026

‍

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.

‍

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.