Pozicion i përhershëm

ASISTENT I DREJTORIT TE DEPARTAMENTIT TE INFRASTRUKTURES SE TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

Publikuar në
20.05.2026
Hapet deri
26.5.2026

Misioni i Departamentit të Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit

Misioni i Departamentit të Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit është të sigurojë ngritjen e infrastrukturës, rrjetit dhe komunikacionit sipas standardeve më të mira të sigurisë, si dhe të ofrojë suport të vazhdueshëm për të gjitha pajisjet hardware, mjetet e komunikimit dhe rrjetin shpërndarës, duke siguruar mirëfunksionimin e tyre.

Funksionet e pozicionit

  • Siguron mbledhjen, filtrimin dhe organizimin e informacionit të nevojshëm për Drejtorin e DITI për aktivitetet operacionale ditore.
  • Shërben si pikë kontakti për komunikimet administrative dhe operacionale të Drejtorit me njësitë e tjera të bankës.
  • Koordinon komunikimin ndërmjet Divizionit IT dhe departamenteve të tjera.
  • Përgatit dokumentacion, analiza dhe materiale mbështetëse për takimet në IT.
  • Harton prezantime, raporte dhe përmbledhje ekzekutive për mbledhje menaxheriale dhe të bordit, sipas kërkesës.
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm sipas udhëzimeve të Drejtorit të Departamentit për:
  • auditime të brendshme dhe të jashtme;
  • takime me menaxhmentin e bankës;
  • projekte strategjike të IT-së.
  • Mbledh dhe dokumenton proceset e punës për çdo pozicion dhe njësi brenda DITI.
  • Mirëmban dhe përditëson repository-n e dokumentacionit të proceseve dhe procedurave të DITI.
  • Ndihmon në hartimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e akteve rregullative të Departamentit.
  • Siguron që aktet rregullative të realizohen brenda afateve të parashikuara.
  • Ndjek ecurinë e realizimit të çështjeve që janë lënë detyrë e DITI dhe siguron respektimin e afateve për përmbushjen në kohë.
  • Përgatit raporte periodike mbi statusin e detyrave dhe projekteve.
  • Siguron që çështjet prioritare të adresohen në kohë.
  • Ndjek dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve që kërkojnë bashkëpunim ndërmjet departamenteve.
  • Kryen çdo detyrë që i ngarkohet nga Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit.
  • Merr pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme formuese.

Në vijim gjendet përshkrimi i detajuar i punës për pozicionin.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë.
  • Diplomë e nivelit Master.
  • Aftësi shumë të mira menaxhimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhëve të huaja (njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme).
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje dhe pune në grup.
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur afatet (deadlines).
  • Aftësi shumë të mira në hartimin e shkresave të natyrave të ndryshme.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e IT-së.
  • I gatshëm të punojë me orare të zgjatura.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, përfshirë pagën e 13-të dhe të 14-të.
  • Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreat-e, udhëtime etj.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar aplikimin në adresën e mëposhtme:

E-mail: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Afati i fundit për aplikim është data 26.05.2026.

Shënim – Politika e Privatësisë

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më shumë informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare të Credins Bank.

‍

‍

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.