Pozicion i përhershëm

AUDITOR I BRENDSHËM PËR IT

Published on
April 15, 2026
Open Until
April 20, 2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

• Identifikon rreziqet e proceseve të TIK dhe SI dhe kryen vlerësimin e tyre për qëllime auditimi;
• Harton programet e kontrollit në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit, të sigurisë së informacionit dhe TIK si dhe me manualet dhe rregulloret e brendshme.
• Identifikon rreziqet e proceseve të TIK dhe SI dhe kryen vlerësimin e tyre për qëllime auditimi;
• Harton programet e kontrollit në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit, të sigurisë së informacionit dhe TIK si dhe me manualet dhe rregulloret e brendshme.
• Kontrollon duke përdorur standarde, praktika profesionale dhe instrumente informatike për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, qeverisjen, saktësinë e konfigurimit të sistemeve informatike si dhe integritetin, sigurinë dhe disponueshmërinë e informacionit që përpunohet në infrastrukturën informatike.
• Rishikon dobësitë e sistemeve, infrastrukturës, databazave etj, në lidhje me sigurinë dhe kontrollon përputhshmërinë e kryerjes së aksesit logjik dhe atij fizik me të drejtat e përcaktuara sipas profileve.
• Analizon dhe vlerëson mjaftueshmërinë e dokumentacionit rregullator që rregullon proceset që kryhen në Divizionin e IT.
• Mban letrat e punës ku siguron regjistrimin e plotë dhe të saktë të testimeve të kryera, konstatimeve/ gjetjeve dhe rekomandimeve;
• Përgatit gjetjet për raportet me rezultatet dhe rekomandimet e kontrollit
• Komunikon me njësitë e audituara gjatë dhe në përmbyllje të auditimeve;
• Ndjek dhe mban kontakte me njësitë përgjegjëse për të verifikuar implementimin e rekomandimeve të lëna, si dhe evidenton raporton mos realizimin e tyre;
• Merr pjesë në takime me menaxhmentin për të analizuar, diskutuar mbi gjetjet e auditimit të brendshëm
• Merr pjesë në auditime të proceseve të tjera të bankës në vlerësimin e sistemeve të përdorura.
• Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Drejtorit të Kontrollit të Brendshëm.
• Mban kontakt me Kontrollin e Jashtëm dhe organet e Mbikëqyrjes lidhur me aspektet e auditimit të TIK dhe Sigurisë së Informacionit

Kriteret e nevojshme:

• Diplomuar në shkencat informatike.
• Trajnime në fushën e auditimit për IT
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe kuantitative.
• Aftësi shumë të mira analitike.
• Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup
• Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline
• Eksperiencë e mëparshme në fushën e auditimit apo sigurisë së informacionit
• Eksperiencë në kompanitë e auditimit është plus.
• Certifikata kualifikimi të standardizuara për IT Audit
• Disponibilitet për të punuar jashtë orarit

Çfarë ofrojmë ne:

• Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të.
• Mundësi rritje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
• Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
• Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20.04.2026

*Shënim – Politika ePrivatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se ipërpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve përpunë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuarsigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnëkorrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtëtë drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.