JURIST DEPARTAMRNTI JURIDIK
.jpg)
Juristi ka për detyrë dhënien e ndihmës ligjore departamenteve dhe njësive të tjera organizative të bankës, me qëllim mbrojtjen ligjore të interesave të Bankës Credins, veçanërisht nëpërmjet dhënies së opinioneve ligjore, këshillimeve ligjore si dhe përfaqësimit në organet gjyqësore dhe organet e tjera të administratës publike.
Funksionet e pozicionit:
- Mban marrëdhënie me degët e Bankës Credins për të dhënë opinion ligjor në lidhje me prokurat e përfaqësimit, dëshmitë e trashëgimisë ligjore/testamentare, kontratat e shitjes/huasë/sipërmarrjes.
- Harton raporte ligjore për dosjet e llogarive të personave juridikë, SH.P.K., SH.A., shoqatave, organizatave jofitimprurëse, partive politike, sindikatave etj.
- Jep ndihmë ligjore për njësitë organizative të bankës me qëllim mbrojtjen ligjore të interesave të Bankës Credins për raste të ndryshme.
- Ndjek çështjet gjyqësore, përfaqëson bankën në gjykatë dhe ofron këshillim ligjor në lidhje me këto çështje.
- Mban marrëdhënie me zyrat e përmbarimit ku dërgohen urdhrat e ekzekutimit për debitorët e bankës, kontrollon kontratat e shërbimit ndërmjet bankës dhe zyrës së përmbarimit, si dhe verifikon faturat për secilin debitor me kontratën përkatëse (kur kjo detyrë i caktohet nga Drejtori i Departamentit).
- Harton dhe/ose rishikon kontrata të ndryshme, si kontrata qiraje, shërbimi, furnizimi, dhurimi etj.
- Trajton dhe kthen përgjigje për shkresat e ardhura në Departamentin Juridik.
- Monitoron botimet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
- Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Përgjegjësit të Sektorit të Marrëdhënieve Juridike dhe Drejtorit/Zëvendësdrejtorit të Departamentit Juridik.
- Merr pjesë në trajnime të ndryshme në punë dhe trajnime të jashtme.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Juridike.
- Diplomë e nivelit Master.
- Trajnime në fusha të ndryshme të jurisprudencës.
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit në fuqi.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe kuantitative.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje dhe pune në grup.
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur afatet.
- Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin bankar mbi 4 vite.
- Disponibilitet për të punuar jashtë orarit dhe jashtë zyre për përmbushjen e afateve.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, përfshirë pagën e 13-të dhe të 14-të.
- Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje.
- Aktivitete sportive, retreat-e, udhëtime etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën:
E-mail: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Afati i fundit për aplikim është data 26.05.2026.
Shënim – Politika e Privatësisë
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie për garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më shumë informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare të Credins Bank.