KËSHILLUES KLIENTI - DEGA PESHKOPI
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
• Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
• Analiza e kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
• Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë të klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
• Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
• Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.
Kriteret e nevojshme:
• Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitare në shkenca financiare).
• Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 2 vjet në sistemin bankar apo institucione financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
• Të marrë mbi vete përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
• Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibël për orare të zgjatura të punës.
• Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
Çfarë ofrojmë ne:
• Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
• Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
• Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje, etj.
• Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17.05.2026.
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024 "Për
mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të
kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale
që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër
informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.