KËSHILLUES KLIENTI INDIVID - DEGA DURRËS 2
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi i klientëve potencialë dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
- Analiza e kërkesave të klientit, që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport-analizës.
- Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë të klientit, si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
- Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
- Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë në Shkencat Ekonomike, profili Ekonomik (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitare në Shkencat Financiare).
- Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit në sistemin bankar apo institucione financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
- Të marrë mbi vete përgjegjësitë e punës duke përmbushur afatet (deadline).
- Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibël për orare të zgjatura të punës.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3-mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 22.07.2026.
*Shënim – Politika e Privatësisë
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatësisë në web-in e Bankës Credins: https://bankacredins.com.