KËSHILLUES KLIENTI INDIVID - DEGA DURRËS 2
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
- Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.
- Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
- Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
- Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).
- Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vjet në sistemin Bankar apo Insititucione Financiare dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies.
- Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline.
- Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup,
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj