KËSHILLUES KLIENTI SE / DEGA VLORA 1

Publikuar në
20.05.2026
Hapet deri
27.5.2026

Funksionet dhe Përgjegjësitë

  • Identifikimi i klientëve potencialë dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.
  • Analiza e kërkesave të klientit, nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm deri në realizimin e raport-analizës.
  • Bashkëpunimi me njësitë e tjera të bankës për realizimin e një analize të plotë të klientit, si dhe ndjekjen e klientëve me probleme.
  • Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.
  • Analizimi i situatës financiare të biznesit dhe njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.

Në vijim gjendet përshkrimi i detajuar i punës për pozicionin:

Kriteret e Nevojshme
  • Diplomë në Shkencat Ekonomike, profili Ekonomik (preferohen kualifikime pasuniversitare në shkenca financiare).
  • Preferohet eksperiencë pune mbi 3 vjet në sistemin bankar apo institucione financiare, veçanërisht në fushën e kredidhënies për Biznese të Vogla dhe të Mesme.
  • Të marrë mbi vete përgjegjësitë e punës duke përmbushur afatet (deadline).
  • Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe disponibël për orare të zgjatura pune.
  • Aftësi bashkëpunimi në grup.
Çfarë Ofrojmë
  • Paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese (bonuse 3-mujore, pagë e 13-të / 14-të).
  • Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si: check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje etj.
  • Aktivitete sportive, retreate, udhëtime etj.

Aplikimi

Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën:
burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Afati i aplikimit: 27.05.2026

*Shënim – Politika e Privatësisë

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Banka ofron sisteme të larta sigurie për garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më tepër informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare:
https://bankacredins.com

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.