Funksioni dhe qellimi:
Misioni i Departamentit të Sigurisë është mbështetja e aktivitetit dhe proçeseve të punës të Bankës Credins, duke garantuar kushte të përshtatshme për stafin e bankës, klientët e saj, vizitorët, për zhvillimin e një aktiviteti normal dhe të sigurtë, në të gjitha mjediset dhe situatat dhe për mbrojtjen e objekteve/ aseteve të bankës nga veprimtaritë e mundshme kriminale, konform kuadrit rregullativ të brëndshëm dhe të jashtëm.
Qëllimi i pozicionit të Operatorit të Sigurisë në SQM, është monitorimi në mënyrë të pandërprerë të aktivitetit të bankës në funksion të zbatimit të masave të sigurisë fizike dhe proceduriale në objektet e bankës, nga punonjësit e bankës dhe punonjësit e shoqërive të kontraktuara për sigurinë fizike të objekteve, në interval kohor 24/7.
Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.
Kriteret e nevojshme:
- Diplome e arsimit të mesëm (Diploma e arsimit të lartë përbën avantazh)
- Aftësi të mira komunikuese
- Aftësi shumë të mira fizike
- Aftësi për të zgjidhur konfliktet
- Eksperiencë në sektorin e sigurisë së Bankave
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në detyra tjera që i ngarkohen rishtaz brënda strukurës.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, pagë të 13-të dhe të 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë
pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 10.04.2026
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024″Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.
