SHËRBIM KLIENTI - DEGA FIER 2
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
• Shërbimi i Klientelës është person shitës në degë, ndaj si person shitës ka obligimin të realizojë objektivat e vendosura për parashitjen (MAS) dhe objektivat e tij individuale të përcaktuara sipas produkteve.
• Shërbimi i Klientelës duhet të përmbushë çdo muaj minimumin e performancës standarde të parapërcaktuar në mjetet SFE (MPS).
• Shërbimi i klientit duhet të inputojë aktivitetin e tij shitës dhe parashitës me klientët potencialë dhe ekzistues në CRM dhe të kujdeset për saktësinë e hedhjes së informacionit.
• Shërbimi i klientit duhet të ketë njohuri të mira për të gjitha produktet e bankës dhe të shesë tek klienti me përfitueshmëri.
• Dëgjon me vëmendje nevojat e klientit dhe i ofron atij produktin e përshtatshëm që i përshtatet.
• Në komunikimin me klientin duhet t’i japë informacion për të gjitha produktet që ofron banka, sipas profilit të klientit (individ apo subjekt).
• Të fokusohet ndaj objektivave individuale dhe atyre në grup të ardhura nga Departamenti i Menaxhimit të Shitjeve në Degë.
• Të bëjë të mundur lidhjen e klientit me dy ose më shumë produkte të Bankës.
• Për të gjitha produktet dhe për të gjitha proceset në sistem, Shërbimi i Klientelës duhet të zbatojë me përpikmëri kushtet e punës në fuqi, për dokumentacionin justifikues, urdhërues dhe për të gjitha komisionet që janë parashikuar.
• Përgatit vërtetime bankare për klientët sipas kërkesave të tyre dhe në përputhje me procedurat e bankës.
• Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve të trashëguara dhe gjithashtu të çelura nga vetë ai/ajo, të jenë të gjitha dokumentet e kërkuara në përputhje me rregulloret dhe procedurat e brendshme të Bankës, si dhe ligjet në fuqi.
• Është përgjegjës për regjistrimin e saktë dhe të plotë të të dhënave në sistemin e bankës në përputhje me të gjitha procedurat në fuqi.
• Informon klientin në kuadër të transparencës lidhur me të gjitha produktet bankare, përfshirë procesin e sigurimit të depozitave.
• Skanon me shumë kujdes specimenet dhe gjithçka që nevojitet sipas procedurave për t’u ruajtur në Share të Bankës.
Kriteret e nevojshme:
• Diplomuar në shkencat ekonomike.
• Njohuri të mira të programeve informatike.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi të mira për të punuar në grup.
• Aftësi të mira analizuese.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
• Disponibilitet për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.
Çfarë ofrojmë ne:
• Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
• Mundësi rritje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
• Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje, etj.
• Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17.05.2026.
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024 "Për
mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të
kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale
që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër
informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.