SPECIALIST HELPDESK
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë
- Identifikimi, diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve qe jane te lidhura me pajisjet fizike, software ose probleme te rrjetit kompjuterik.
- Zgjidhje te problemeve te perdoruesve me ane te portalit Endpoint Security Remote Assistance, me ane telefonit ose bisedes ne Spark.
- Krijimin, fshirjen, c’aktivizimin, ndryshimin e passwordit te perdoruesve ne Active Directory CFDOMA, email profile. Konfiguron pajisjet periferike (PC, printer, skaner etj) ne perputhje me perditesimet e fundit dhe udhezimet e bankes.
- Transmeton prane njesive te tjera te Departamentit problematikat qe jane jashte pergjegjesise se Sektorit.
- U siguron perdoruesve te bankes nje trajnim bazik te perdorimit te programeve te bankes (me perjashtim te corebanking apo programeve ku pergjegjesite i jane deleguar nje pale te trete).
- Kryen testime diagnostikuese ne raste raportimi per probleme.
- Adminstron perdoruesit ne AS400 (create, reset, enable, disable).
- Raporton te eprori ne rastet ku mund te kete permiresime te metejshme si manuale ashtu dhe automatike.
- Ndihmon ne aksesimin e aplikacione ne web.
- Menaxhon krijimin, fshirjen dhe mirembajtjen e userave ne sistemet e bankes si email, active directory, CRM 360 grade.
- Monitoron problemet me ATM dhe raporton te kompania suportuese dhe ne raste te perseritura njofton pergjegjesin e sektorit te administrimit te infrastruktures dhe pajisjeve periferike si dhe Drejtorin e Departamentit te infrastruktures se teknologjise se informacionit.
- Kryen perditesimet e log-eve te ATM-ve konform procedures.
- Mban inventar teknik te ATM.
- Siguron mbeshtetje per stafin e bankes ne zgjidhje te problemeve per ATM.
- Kryen kontrolle periodike dhe raporton statusin e ATM-ve.
- Monitoron problemet me TMS e cila menaxhohet nga banka dhe raporton Pergjegjesin e Sektorit te administrimit te infrastruktures dhe pajisjeve periferike, Drejtorin e Departamentit te infrastruktures se teknologjise se informacionit dhe Departamentin e Kartave.
- Trajnon stafin e bankes per mirembajtjen e ATM-ve.
- Shperndarja e ticket sipas pergjegjesive ne njesite e tjera.
- Ndjekjen e kerkesave ne sistemin helpdesk deri ne zgjidhjen e tyre ose raportimin te eprori ne raste ku kerkesat nuk zgjidhen brenda kohes te duhur sipas rendesise ose kritikalitetit.
- Automatizon ne sistemin servicedesk instalimet e paketave sipas njesive perkatese.
Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.
Kriteret e nevojshme
- Diplomuar ne shkenca Informatike.
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe kuantitative.
- Aftesi shume te mira pershtatjeje, per te punuar ne grup.
- Aftesi te mira per te punuar ne menyre te pavarur duke permbushur deadline.
- Eksperience e meparshme pune si IT preferueshem ne Banke mbi 3 vjecare.
- Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
- Gadishmeri per te punuar me orare te zgjatura.
Çfarë ofrojmë ne
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime etj.
Aplikimi
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 29.06.2026.
Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 "Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë". Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatësisë në web-in e bankës Credins: https://bankacredins.com.