SPECIALIST I SEKTORIT TË PËRPUTHSHMËRISË
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Jep suportin e nevojshem duke rekomanduar, ndryshime në politikat/ rregulloret/ proçedurat ekzistuese dhe propozon për të reja, në kuadër të sigurimit të përputhshmërisë së aktivitetit të bankës me kuadrin rregullator në fuqi. Rishikon politikat, proçedurat dhe praktikat e ndryshme të bankës, për të siguruar përputhshmëri me kuadrin rregullativ bankar në fuqi.
- Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit kryen monitorime të vazhdueshme në të gjitha njësitë e bankës për të identifikuar rreziqet e përputhshmërisë në veprimtarinë e Bankës.
- Identifikon, mban dokumentacionin dhe vlerëson riskun e përputhshmërisë të lidhur me produktet dhe praktikat e reja, propozimet mbi llojet e reja te biznesit, marrëdhëniet me klientet, dhe ndryshime të tjera të rëndësishme në natyrën e këtyre marrëdhenieve.
- Mat riskun e përputhshmërisë duke përdorur treguesit e performancës (psh. Rritje e numrit të ankesave të klienteve, parregullsi në pagesa) për të përmirësuar vlerësimin e riskut të përputhshmërisë.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike/juridike
- Trajnime në fushën e përputhshmërisë
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe kuantitative.
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e përputhshmërisë
- Eksperiencë e mëparshme në bankë, operacione
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 07.09.2026
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.