SPECIALIST NE DREJTORINE E DEPOZITARIT

Publikuar në
21.10.2026
Hapet deri
29.10.2026

Funksionet e pozicionit:

Drejtoria e Depozitarit ka si funksion kryesor ofrimin e sherbimit te depozitarit per sipermarrjet e investimeve kolektive dhe fondeve te pensionit te licencuara ne Republiken e Shqiperise, sipas te gjitha kerkesave ligjore dhe standardeve me te larta profesionale.

Specialisti ne Drejtorine e Depozitarit eshte pergjegjes per realizimin ne kohe dhe ne menyre cilesore te te gjithe aktiviteteve ditore ne permbushje te detyrave ligjore te Depozitarit dhe angazhimeve kontraktuale kundrejt shoqerise se administrimit te SIK dhe FP.

Në vijim gjendet pershkrimi i punes i detajuar per pozicionin.

Pergjegjesite e pozicionit:

  1. Percjell informacionin ditor mbi levizjet e llogarise se fondit prane shoqerise administruese ne kohen e dakordesuar si dhe sipas formateve te rena dakord paraprakisht.
  2. Kujdeset qe te siguroje te dhenat e domosdoshme per kalkulimin e Vleres Neto te Aseteve (dhe treguesve te tjere kyc) nga shoqeria administruese brenda orareve te dakordesuara dhe sipas formateve te rena dakord.
  3. Ekzektuton ne sistemin e depozitarit te gjitha regjistrimet e te dhenave ditore qe lidhen me transaksionet e kuotambajtesve, transaksioneve bankare, transaksioneve me titujt, rifreskimin e te dhenave mbi vleren e titujve, kurset e kembimit, perllogaritjen e interesave etj.
  4. Kalkulon, nepermjet sistemit, Vleren Neto te Aseteve te Fondit dhe pergatit informacionin qe do te rakordohet/perputhet me te dhenat e shoqerise administruese dhe ia paraqet ato eprorit sipas orareve te percaktuara ne proceduren e punes se depozitarit.
  5. Mban kontakte te perditshme me shoqerine/te administruese te SIK dhe FP ne kuader te shkembimit te informacionit ditor ne funsksion te kalkulimit te VNA.
  6. Kontrollon te gjitha urdherat dhe instruksionet e shoqerise/ve te administrimit te SIK dhe FP nese jane ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, permbajtjen e prospektit dhe rregullat e fondit dhe vetem pas verifikimit te rregullsise se tyre, vijon me percjelljen e tyre prane eprorit me qellim qe te merren masat per ekzekutimin e tyre.
  7. Ekzekutonhedhjen e sakte te te dhenave ditore (vlere e drejte e titujve, kurse kembimi,regjistrim transaksionesh me titujt, regjistrim transaksionesh bankare, perllogaritje interesash dhe shpenzimesh ditore etj) ne sistemin e depozitarit, te cilat i sherbejne kalkulimit te VNA qe do te realizohet diten pasardhese te punes.
  8. Raporton menjehere prane eprorit ne rastet kur konstaton se shoqeria/te e administrimit te SIK dhe/ose FP ka vepruar ose synon te veproje ne kundershtim me legjislacionin dhe rregulloret e AMF-se.
  9. Miremban dhe kujdeset qe regjistri/at i/e kuotambajtesve dhe regjistri i aseteve/titujve te fondit/fondeve te permbaje te gjithe informacionin e plote, te sakte e te rifreskuar me baze ditore mbi kuotambajtesit, numrin dhe vleren e kuotave te tyre, numrin e titujve dhe vlerat e tyre etj etj ne perputhje me detyrat e depozitarit sipas legjislacionit ne fuqi.
  10. Raporton pranë eprorit cështje që mund të pengojnë ushtrimin normal dhe eficient të aktivitetit si dhe bën propozime për përmirësime të procedurës së punës dhe komunikimit.
  11. Në mungesë të personelit që mban pozicionin paralel të “specialistit” të Drejtorisë së Depozitarit, specialisti performon të gjithë detyrat dhe funksionet e specialistit në mungesë.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplome e arsimit te larte ne shkencat ekonomike
  • Diplomëemaster
  • Trajnime në fushën e depozitarit, tregut të titujve, analizë apo administrim investimesh, tregun e fondeve të pensionit apo SIK.
  • Të jetë konsistent, i saktë, i përgjegjshëm i motivuar për të mësuar vazhdimisht dhe për tu perfeksionuar në ofrimin e shërbimit të depozitarit.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Aftesi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi shume te mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira përshtatjeje, për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadline.
  • Eksperiencë pune e mëparshme në sektorin bankar si depozitar ose kujdestar titujsh, analizë investimesh, administrim investimesh ose në kompanitë e menaxhimit të fondeve.
  • Disponibilitet për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme

Çfarë ofrojmë ne:

  • Nje pakete financiare shume te mire dhe konkurruese, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 29.10.2026

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.

‍

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.