Pozicion i përhershëm

SPECIALIST PER ZHVILLIMET DHE INTEGRIMET E ONLINE BANKING

Published on
April 8, 2026
Open Until
April 8, 2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

·       Ndervepron me cdo njesi ose brenda departamentit per te pergatitur kerkesat e biznesit, kerkesat teknike dhe integrimin per cdo funksionalitet/sherbim te ri ne Credins Online apo permiresim te funksionaliteteve/sherbimeve ekzistuese.

·       Zhvillon funksionalitete te reja per Credins Online;

·       Inventarizon funksionalitetet e platformes Credins Online

·       Teston versionet e reja te platformes Credins Online

·       Raporton problematikat tek ofruesit e sherbimit te platformes Credins Online dhe ndjek perfundimin e tyre;

·       Administron listen me problematikat e raportuara nga brenda dhe jashte bankes

·       Teston API e reja, integron me sistemet themelore ne banke si core banking, CRM, procesorin, etj

·       Miremban dhe permireson ne menyre te vazhdueshme API

·       Dokumenton teknikisht arkitekturen e integrimit dhe skenaret e testimeve.

·       Ndervepron me palet e treta per sigurimin e integrimeve ne Credins Online dhe testimin periodik sa here qe ka ndryshime ose funksionalitete te reja.

·       Kryen detyra te tjera sipas udhezimeve te drejtuesit te departamentit

·       Merr pjese ne trajnime formuese

Kriteret e nevojshme:

  • Diplome universitare (preferohet ne IT ose fusha te ngjashme).
  • Studime pasuniversitare
  • Pervoje e meparshme ne perdorimin e protokolleve API rest(avantazh) dhe formateve te te dhenave si JSON, XML etj, mjeteve si postman
  • Aftesi shume te mira analitike dhe komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Njohuri baze te produkteve bankare
  • Aftesi per te punuar ne ekip dhe nen presion.
  • Orientim drejt zgjidhjes se problemeve.
  • Njohuri te gjuheve te huaja.

 

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë

pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 08.04.2026

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Apply for this job post

Fill in this form to apply for this job post.

Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.