SPORTELIST – ARKËTARE DEGA VAU DEJES

Publikuar në
08.05.2026
Hapet deri
17.5.2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

• Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.

• Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.

• Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.

• Mirëmbajtje e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët si mandat arkëtime, mandate pagesa, çeqe, libreza etj.

Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.

Kriteret e nevojshme:

• Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.

• Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e Arkëtares.

• Motivim dhe dëshirë për t’ju bashkuar ekipit tonë.

• Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.

• Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze.

• Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office apo programeve informatike.

• Të jetë i orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë disponibël për të punuar me orare fleksibël.

Çfarë ofrojmë ne:

• Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.

• Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.

• Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje, etj.

• Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:

Link: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17.05.2026.

*Shënim – Politika e Privatesise

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatësisë në web-in e Bankës Credins https://bankacredins.com.

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.