SPORTELIST – ARKËTARE DEGA VLORA 2

Publikuar në
01.09.2026
Hapet deri
9.9.2026
Funksionet dhe përgjegjësitë:
  • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.
  • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
  • Sigurimi i zbatimit me përpikëri të rregulloreve për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i dokumentacionit të plotësuar apo të dorëzuar nga klientët, si: mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza etj.
Në vijim gjendet përshkrimi i detajuar i punës për pozicionin.
Kriteret e nevojshme:
  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
  • Formimi akademik – Juridik.
  • 5 vite eksperiencë në sistemin bankar.
  • Preferohet eksperiencë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e Arkëtarit/Arkëtare.
  • Motivim dhe dëshirë për t'iu bashkuar ekipit tonë.
  • Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe bashkëpunimi në grup.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe/ose programeve informatike.
  • Orientim ndaj rezultateve dhe gatishmëri për të punuar me orare fleksibël.
Çfarë ofrojmë ne:
  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 09.09.2026
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.