SPORTELIST – ARKËTARE ZËVENDËSUESE DEGA EMIGRES

Publikuar në
18.05.2026
Hapet deri
25.5.2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.
  • Verifikimi i klientëve që kryejnë veprime në sportel.
  • Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit të plotësuar ose dorëzuar nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza etj.

Në vijim gjendet përshkrimi i detajuar i punës për pozicionin.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
  • Preferohet eksperiencë pune mbi 1 vit, veçanërisht në pozicionin e arkëtares.
  • Motivim dhe dëshirë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
  • Aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programeve informatike.
  • Orientim ndaj rezultatit dhe disponibilitet për të punuar me orare fleksibël.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, përfshirë bonuse tremujore dhe pagën e 13-të / 14-të.
  • Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje.
  • Aktivitete sportive, retreat-e, udhëtime etj.

Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën:

E-mail: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Afati i fundit për aplikim është data 25.05.2026.

Shënim – Politika e Privatësisë

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Banka ofron sisteme të larta sigurie për garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më shumë informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare të Credins Bank.

‍

‍

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.