SPORTELIST – ARKËTARE ZËVENDËSUESE DEGA EMIGRES

Publikuar në
12.06.2026
Hapet deri
19.6.2026

Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • Shërbimi në kohë dhe me cilësi i të gjithë klientëve që paraqiten në sportel, duke respektuar procedurat dhe rregulloret e arkës.
  • Verifikimi i klientëve të cilët kryejnë veprime në sportel.
  • Sigurimi që rregulloret kundër Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen me përpikmëri.
  • Mirëmbajtja e dokumentacioneve që plotësohen apo dorëzohen nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza etj.

Në vijim gjendet përshkrimi i punës i detajuar për pozicionin.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomë e arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike.
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit dhe veçanërisht në pozicionin e Arkëtares.
  • Motivim dhe dëshirë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizuese dhe bashkëpunimi në grup.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office apo programeve informatike.
  • Të jetë e orientuar ndaj rezultatit dhe të jetë e disponueshme për të punuar me orare fleksibël.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese, me bonuse tremujore, pagë të 13-të dhe të 14-të.
  • Mundësi rritjeje në karrierë, trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Benefite ekstra si check-up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje.
  • Aktivitete të ndryshme sportive, retreat-e, udhëtime etj.

Aplikimi

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar aplikimin në adresën e mëposhtme:

E-mail: burimenjerezore@bankacredins.com

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.

Afati i aplikimit: 19.06.2026

Shënim – Politika e Privatësisë

Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave personale që përpunon.

Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion, referojuni politikës së privatësisë në faqen zyrtare të bankës: https://bankacredins.com.

Aplikoni për këtë post pune

Plotësoni këtë formular për të aplikuar për këtë post pune.

Madhësia maksimale e skedarit 10MB.
Ngarkimi...
fileuploaded.jpg
Ngarkimi dështoi. Madhësia maksimale për skedarët është 10 MB.
Faleminderit! Dorëzimi juaj është pranuar!
Ups! Diçka shkoi keq gjatë dorëzimit të formularit.