Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Projektimi, zhvillimi dhe optimizimi i procesve ETL dhe paketave SSIS / SQL për integrimin e të dhënave nga burime të ndryshme.
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Data Warehouse, duke siguruar strukturë dhe performancë të qëndrueshme për nevojat e biznesit.
- Menaxhimi i procesit të automatizimit të job-eve ETL, duke përfshirë edhe mekanizma të avancuar për monitorim dhe rikuperim nga dështimet.
- Optimizimi i performancës së querive SQL dhe proceseve ETL për të përmbushur kërkesat e biznesit dhe SLA-të.
- Hartimi dhe implementimi i standardeve të cilësisë së të dhënave, duke garantuar.
- Perpilim i raporteve sipas skemave logjike dhe kerkesave te biznesit
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë Bachelor ose Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematike, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Aftesi të shkëlqyera teknike;
- Njohje shumë të mirë të sistemeve të menaxhimit të të dhënave;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
- Njohuri të avancuara në SQL Server, SSIS, T-SQL dhe optimizim queriesh komplekse.
- Eksperiencë me proceset e modelimit të të dhënave (star schema, snowflake schema).
- Aftësi për të dizajnuar dhe zbatuar zgjidhje të shkallëzueshme të BI.
- Njohuri mbi Power BI, OBIEE ose mjete të tjera të vizualizimit të të dhënave.
- Shkathtësi të mira në problem-solving, menaxhim projektesh dhe punë në ekip
- Minimumi 5 vite përvojë në zhvillim dhe administrim të Data Warehouse dhe proceseve ETL.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë
pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 08.04.2026
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014″ Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.
