ZHVILLUES I DATAWAREHOUSE (Datawarehouse Developer)
.jpg)
Funksionet dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon, mirëmban dhe përmirëson strukturën e Data Warehouse (DWH) në Microsoft SQL Server.
- Zhvillon, mirëmban dhe modifikon proceset ETL duke përdorur SQL Server Integration Services (SSIS).
- Krijon, modifikon dhe optimizon SSIS Packages për integrimin dhe përpunimin e të dhënave.
- Implementon kërkesa të reja për shtimin e fushave (columns), tabelave dhe strukturave të reja në Data Warehouse.
- Integron burime të reja të dhënash nga sistemet e brendshme dhe të jashtme në DWH.
- Modifikon proceset ekzistuese ETL për të reflektuar ndryshimet në strukturat e sistemeve burimore dhe kërkesat e reja të biznesit.
- Zhvillon, modifikon dhe optimizon Stored Procedures, Views, Functions dhe objekte të tjera të databazës.
- Analizon dhe optimizon query-t SQL për të përmirësuar performancën e proceseve të përpunimit dhe ngarkimit të të dhënave.
- Monitoron ekzekutimin e proceseve ETL, identifikon dhe zgjidh problematikat dhe gabimet gjatë ngarkimit të të dhënave.
- Kryen kontrolle dhe verifikime për saktësinë, plotësinë dhe konsistencën e të dhënave ndërmjet sistemeve burimore dhe Data Warehouse.
- Analizon dhe zgjidh problematikat që lidhen me mospërputhjet e të dhënave dhe proceset e përpunimit të tyre.
- Bashkëpunon me ekipin BI për realizimin e kërkesave të reja të raportimit dhe përgatitjen e strukturave të nevojshme të të dhënave për Power BI.
- Siguron që ndryshimet në strukturat e DWH dhe proceset ETL të mos ndikojnë në funksionimin e proceseve dhe raporteve ekzistuese.
- Dokumenton strukturat e databazës, proceset ETL, burimet e të dhënave dhe ndryshimet teknike të implementuara.
- Bashkëpunon me ekipet e tjera të IT-së dhe strukturat e biznesit për realizimin e projekteve dhe kërkesave që lidhen me integrimin dhe përpunimin e të dhënave.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomë Bachelor ose Master në Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në Data Engineering, Database Development, ETL Development ose Data Warehouse.
- Njohuri shumë të mira dhe eksperiencë praktike në Microsoft SQL Server.
- Njohuri të avancuara në SQL, përfshirë query komplekse, JOIN, CTE, Temporary Tables, Stored Procedures dhe optimizimin e query-ve.
- Eksperiencë praktike në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe modifikimin e proceseve ETL me SQL Server Integration Services (SSIS).
- Eksperiencë në krijimin, modifikimin, konfigurimin dhe troubleshoot të SSIS Packages.
- Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e SQL Server Management Studio (SSMS).
- Eksperiencë në përdorimin e Microsoft Visual Studio dhe SQL Server Data Tools (SSDT) për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve SSIS.
- Njohuri të mira mbi konceptet e Data Warehouse, arkitekturën ETL dhe modelimin e të dhënave.
- Eksperiencë në integrimin e të dhënave nga burime të ndryshme dhe përpunimin e volumeve të mëdha të të dhënave.
- Njohuri mbi kontrollin, validimin dhe garantimin e cilësisë së të dhënave.
- Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problematikave teknike.
- Aftësi për të analizuar kërkesat e biznesit dhe për t'i kthyer ato në zgjidhje teknike.
Kualifikime Shtesë (Avantazh)
- Eksperiencë pune në sektorin bankar ose në institucione financiare.
- Njohuri mbi sistemet bankare dhe strukturat e të dhënave financiare.
- Njohuri dhe eksperiencë në Power BI dhe strukturat e të dhënave të përdorura për raportim.
- Njohuri mbi sistemet e kontrollit të versioneve, si Git ose Azure DevOps.
- Njohuri mbi automatizimin, monitorimin dhe planifikimin e proceseve ETL.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Bonuse 3 mujore, pagë të 13-të / 14-të.
- Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional.
- Benefite ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje. etj.
- Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj
Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar linkun më poshtë:
Link: burimenjerezore@bankacredins.com
Vetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank.
Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 18.11.2026
*Shënim – Politika e Privatesise
Banka Credins sh.a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr124/2024"Për mbrojtjen, e të dhënave personale” dhe Udhëzimin. Nr.42 datë 22.07.2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon.
Aplikantët gëzojnë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Për më tepër informacion referojuni politikës së privatesise në web-in e bankes credins https://bankacredins.com.