Credins Bank lançon produktin e ri kredia Start-Up

By
February 24, 2026
Share this post

Në orvatjen e krijimit të standardeve të reja ekonomiko-sociale në rang global, roli i gruas është parë si një faktor i rëndësishëm që sjell jo vetëm progres, por edhe stabilitet në shumë sfera të jetës. Sot, kudo nëpër botë lobohet për një pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh të grave në politikë, biznes, në shoqërinë civile, e cila shpesh është vendimtare për tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe krijimin e një jete më të mirë për të gjithë.

Në këtë aspekt, Credins Bank është model në hartimin dhe zbatimin e politikave integruese të stafit të saj, duke i konsideruar gratë dhe vajzat si faktorin kryesor të suksesit të saj. Credins ka ditur gjithmonë të jetë promotor i zhvillimit të gruas, ku nëpërmjet paketave financiare të dedikuara, bonuseve specifike apo edhe trajnimeve të shumta ka krijuar kushte dhe klimë të përshtatshme për integrimin e tyre. Nga ana tjetër, Credins ka gjetur mënyra të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë grave dhe vajzave në nevojë, apo edhe asaj kategorie që kanë synimin në zhvillimin e karrierës, biznesit, arsimit, etj., duke i mbështetur përmes bashkëpunimeve të ndryshme.

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, Credins Bank ka lançuar produktin më të ri, dedikuar të gjitha grave dhe vajzave sipërmarrëse, që kanë ambicie për të rritur biznesin e tyre apo krijuar atë. “Kredia Start-up” është një produkt i dizenjuar tërësisht për gratë dhe vajzat që kanë nevojë të financojnë dhe forcojnë biznesin e tyre. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur gjithashtu edhe bizneset e reja, si një rast mjaft i mirë për të përforcuar pozitat e një biznesi të sapo nisur. Për këtë arsye, Credins Bank ka krijuar kushte mjaft fleksibël në benefitet që ofron përmes këtij produkti.

Ajo çfarë e bën mjaft të veçantë këtë produkt është që sipërmarrëset do të kenë gjithashtu një super benefit të ofruar nga Credins Bank: trajnime falas në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm. Kjo është një mundësi që çdo grua dhe vajzë të orientohet apo të mentorohet edhe më shumë në fushën e biznesit, mbi rreziqet e tij, hapat dhe organizimin e duhur, duke i bërë ato më të sigurta.

Mbështetja dhe fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet aksesit në financim kontribuon drejtpërdrejt gjithashtu edhe në rritjen e standardit ekonomik të vendit. Në këtë aspekt, Credins Bank e sheh të arsyeshme investimin dhe fuqizimin e çdo gruaje, edhe si një formë promovimi të barazisë gjinore, të cilën banka e promovon përmes politikave të saj të përgjegjësisë sociale, si dhe objektivit Nr. 5 të SDG-ve, “Mbi barazinë gjinore”.