Edlira Heba, intervistë për emisionin E-Zone

Nga
28.05.2026
Ndani këtë postim

Pagesat digjitale janë sot trendi që po transformon mënyrën se si bizneset dhe klientët ndërveprojnë çdo ditë.

Në një intervistë në Vizion Plus, në emisionin E-Zone, znj. Edlira Heba, Drejtore e Departamentit të Kanaleve Digjitale në Credins Bank, foli mbi zhvillimin e pagesave elektronike, zgjerimin e rrjetit të POS-eve, si dhe rëndësinë që ka digjitalizimi sot në krijimin e një eksperience sa të shpejtë dhe të sigurt, aq edhe moderne e komode, si për klientët biznes, ashtu edhe për individët.

Kjo intervistë vjen edhe në kuadër të angazhimit të Credins për edukimin financiar, si dhe përfitimeve të shumta që sjell përdorimi i pagesave elektronike. Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën.