Investimet e Credins bank, drejt digjitalizimit të shërbimeve financiare!

Nga
23.07.2026
Ndani këtë postim

Në një kohë që digjitalizimi po transformon gjithmonë e më shumë mënyrën e pagesave në Shqipëri, Credins Bank vijon investimet në ofrimin e zgjidhjeve moderne për bizneset, duke i lehtësuar dhe ndihmuar në performancën e tyre. Në këtë aspekt, digjitalizimi ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në mënyrën se si sot bizneset operojnë dhe ndërveprojnë me klientët e tyre. Kryerja e pagesave me kartë dhe përdorimi i terminaleve POS po ndryshojnë gradualisht sjelljen e konsumatorëve, duke krijuar standarde të reja për bizneset, të cilat kërkojnë zgjidhje më të shpejta, më të sigurta dhe njëherazi më efikase për menaxhimin e pagesave. Ndër vite, Credins ka investuar vazhdimisht në zhvillimin dhe zgjerimin e kanaleve të saj digjitale, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne pagesash që i përgjigjet nevojave në rritje të tregut shqiptar.

Përmes investimeve në terminalet POS, platformat e-commerce, Credins Online, instalimin e mbi 100 ATM-ve në të gjithë Shqipërinë, si dhe kanalet e kujdesit ndaj klientit, Credins ka synuar të ofrojë një eksperiencë fleksibël, komode dhe të thjeshtë si për klientët biznes, ashtu edhe për ata individë. Investimet e kryera në teknologji dhe inovacion vazhdojnë të mbeten një prioritet strategjik dhe afatgjatë për Credins Bank, duke sjellë kështu edhe ndryshime pozitive në përdorimin e kanaleve digjitale. Numri i transaksioneve të realizuara në terminalet POS të Credins Bank gjatë vitit 2025 u rrit me 40% krahasuar me vitin 2024, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 është regjistruar një rritje prej 51% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto shifra konfirmojnë edhe një herë se pagesat elektronike po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e rëndësishme e stilit të jetës së klientëve, si dhe e aktivitetit ekonomik në vend në tërësi.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është ndërgjegjësimi që sot klientët kanë mbi përfitimet e pagesave me kartë dhe përdorimit të terminaleve POS, si edhe fleksibiliteti i pagesave, të cilat kryhen menjëherë, pa nevojën e mbajtjes së cash-it. Gjurmimi i çdo transaksioni është i verifikueshëm në çdo kohë, ku çdo biznes ka mundësinë për një monitorim në kohë reale. E gjithë kjo e bën procesin jo thjesht të sigurt, por edhe më efikas, ku klientët kanë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre. Pajisja me një terminal POS është tashmë një proces instalimi i thjeshtë dhe i shpejtë për çdo biznes, ku aplikimi mund të realizohet online ose pranë degëve të Credins. Për bizneset, sot një terminal POS nuk është vetëm një mjet për pranimin e pagesave, por edhe një mënyrë për të administruar më mirë likuiditetet, për të reduktuar përdorimin e cash-it, si dhe njëherazi për t'u ofruar klientëve një shërbim më të shpejtë e më cilësor. Lehtësitë dhe avantazhet që POS ofron sot për biznesin janë të shumta, që nga optimizimi i proceseve të përditshme, mundësia e rritjes së potencialit për gjenerimin e shitjeve, menaxhimi në mënyrë fleksibël, të sigurt dhe të shpejtë i transaksioneve, si dhe monitorimi i tyre në kohë reale.

Nga ana tjetër, klientët përfitojnë gjithashtu edhe nga oferta të ndryshme promocionale, si pjesë e skemave të besnikërisë të zhvilluara nga Credins në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë Visa dhe Mastercard. Programet cashback, si dhe iniciativa të tjera të shpërblimit të aplikuara, kanë kontribuar në rritjen e përdorimit të kartave, si dhe në nxitjen e pagesave elektronike në treg, duke i bërë klientët Credins të ndihen më mirë dhe më të vlerësuar për besnikërinë e tyre. Nga ana tjetër, i gjithë ky transformim kulture vjen njëherazi edhe në përputhje me vendimet e reja ligjore të ndërmarra nga qeveria, ku bizneset janë të obliguara drejt orientimit të pajisjes me POS. Për t'i ardhur në ndihmë edhe ndryshimeve të detyrueshme, Credins e ka mbështetur këtë proces me oferta dhe fushata të dedikuara, duke përfshirë kështu zgjidhje me kosto 0 për sektorë të caktuar.

Në një treg gjithmonë e në evoluim, ku klientët kanë kërkesa dhe pritshmëri të reja në stilin modern të jetesës, Credins, paralelisht me zgjerimin e rrjetit të POS-eve, përgjatë viteve të fundit është fokusuar edhe në platforma të tjera digjitale, në e-commerce etj. Platforma e-commerce e Credins Bank ofron tashmë disa mënyra fleksibël integrimi për çdo biznes, përmes plug-ins, API apo Redirect, duke u përshtatur me platformat më të përdorura në treg. Gjithashtu, funksionalitete si PayByLink, paneli i menaxhimit në kohë reale, si dhe opsionet për pagesa të përsëritura apo "One Click Payment", u japin bizneseve më shumë fleksibilitet dhe një eksperiencë më të mirë për klientët e tyre. Bizneset përfitojnë nga ky shërbim edhe një panel menaxhimi në kohë reale, ku mund të monitorojnë transaksionet, të menaxhojnë rimbursimet dhe të kontrollojnë më mirë procesin e pagesave. Funksionalitete si PayByLink, pagesat e përsëritura dhe pagesa me një klikim krijojnë mundësi të reja për rritjen e shitjeve online, si dhe përmirësimin e përvojës së klientëve. Mundësimi i pagesave në monedhat ALL dhe EUR i bën këto zgjidhje më të përshtatshme për biznese me modele të ndryshme operimi. Sot jemi në fazën ku bizneset shqiptare, përmes përdorimit të platformave dhe shërbimeve të reja digjitale, po e shohin këtë si një mundësi shumë të mirë për të operuar pa kufizime orari, për të tërhequr klientë të rinj, apo edhe për t'u ofruar produktet dhe shërbimet e tyre në mënyrë më praktike në një jetë gjithmonë e më dinamike.

Në këtë transformim, një rol të rëndësishëm ka luajtur së fundmi edhe zhvillimi i sektorit të turizmit, ku rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka sjellë një kërkesë gjithmonë e më të madhe për pagesat elektronike. Kjo ka nxitur bizneset, veçanërisht ato në zonat turistike, të investojnë në infrastrukturën e pagesave elektronike për të përmbushur pritshmëritë e klientëve, si dhe për të ofruar standarde shërbimi më të larta. Në këtë botë dinamike të shërbimeve digjitale, si dhe në kuadër të strategjisë së saj të inovacionit, Credins tashmë po sjell edhe një nga risitë më të fundit në fushën e pagesave, teknologjinë Soft POS. Kjo zgjidhje transformon çdo pajisje smart në një pikë pranimi pagesash, duke eliminuar nevojën për pajisje fizike shtesë. Përmes aplikacionit të dedikuar, bizneset mund të pranojnë pagesa direkt nga telefoni apo tableti i tyre, ndërsa klientët mund të kryejnë pagesa në kohë reale përmes kartave virtuale, Apple Pay apo Google Pay. Soft POS ofron fleksibilitet maksimal për bizneset që operojnë si në ambiente fizike, ashtu edhe në terren, duke krijuar kështu një eksperiencë moderne, të shpejtë dhe të sigurt për të gjitha palët e përfshira.

Për Credins, investimet në inovacion mbeten një nga prioritetet strategjike afatgjata. Në një kohë ku aspiratat e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE janë intensifikuar, edhe për Credins zhvillimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së pagesave, zgjerimi i kanaleve digjitale, si dhe ofrimi i alternativave të reja janë tashmë pjesë e vizionit për të ndërtuar një ekosistem financiar sa modern, po aq edhe efikas e të aksesueshëm si për klientët biznes, ashtu edhe për ata individë. Krahas teknologjisë, Credins ka ditur t'i ofrojë gjithmonë bizneseve mbështetje të dedikuar dhe të personalizuar për produkte dhe shërbime të ndryshme, që nga instalimi dhe konfigurimi i tyre e deri te mirëmbajtja e vazhdueshme e zgjidhjeve të pagesave. Me synimin për të qenë partner i besueshëm, Credins synon të jetë gjithmonë promotor suksesi i çdo biznesi që ka ambicien të modernizojë jo vetëm procesin e pagesave, por njëherazi të gjithë performancën e tij, duke i ofruar gjithmonë zgjidhje të shpejta, fleksibël dhe komode përmes produkteve dhe shërbimeve të personalizuara në çdo kohë.