Luksi i të bërit gjithçka
Zbulo një eksperiencë premium me Visa Infinite nga Credins bank. Një kartë krediti e krijuar për të të ofruar më shumë komoditet, siguri dhe privilegje ekskluzive, kudo që të çojnë planet e tua.
Me limite të larta shpenzimi dhe një paketë të dedikuar përfitimesh, Visa Infinite të shoqëron në çdo moment.

Zbulo më shumë me Visa Infinite
Nga aksesi në lounge aeroportesh dhe sigurimi i udhëtimit te asistenca personale dhe ofertat ekskluzive, zbulo përfitimet e tua dhe mëso si t’i përdorësh.

Zbulo përfitimet e tua – Visa Chatbot
Visa Chatbot është platforma ku mund të informohesh për të gjitha përfitimet e kartës Visa Infinite dhe të marrësh asistencë të personalizuar.
Pas regjistrimit, do të marrësh udhëzimet e nevojshme për secilin përfitim, mënyrën e aktivizimit, vendet ku aplikohet dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Regjistrimi është falas për të gjithë mbajtësit e kartës Visa Infinite. Shërbimi mund të aksesohet gjithashtu përmes Viber dhe Telegram.

Akses Premium në Aeroporte – DragonPass & Fast Track
Shijo një eksperiencë udhëtimi më komode me akses pa limit dhe pa pagesë në mbi 1,200 lounge aeroportesh në mbarë botën, për ty dhe deri në 2 persona shoqërues.
Në lounge mund të përfitosh ambiente komode, ushqim, pije, Wi-Fi dhe shërbime të tjera.
Me Fast Track përfiton gjithashtu kalim pa limit me prioritet në formalitetet aeroportuale, duke shmangur pritjet në radhë.
Për të përdorur shërbimet Lounge dhe Fast Track, regjistrohu përmes Visa Concierge Chatbot ose aplikacionit Visa Airport Companion.

Sigurimi Ndërkombëtar i Udhëtimit
Me Visa Infinite udhëton me më shumë siguri falë paketës së sigurimit ndërkombëtar, e cila përfshin:
- Mbulim për emergjenca mjekësore në mbarë botën deri në 2.5 milionë USD;
- Mbulim për bagazhe të humbura ose të vonuara;
- Mbulim për fluturime të vonuara ose të anuluara;
- Sigurim për aksidente me makina me qira;
- Mbulim për 58 aktivitete sportive dhe në natyrë;
- Mbrojtje për blerjet e kryera me Visa Infinite deri në 360 ditë nga data e blerjes, në rast humbjeje, vjedhjeje ose dëmtimi aksidental.
Sigurimi aktivizohet automatikisht sipas kushteve të përcaktuara nga Visa për pagesën e biletës së udhëtimit dhe akomodimit me kartën Visa Infinite.
Në portalin e dedikuar mund të aksesosh policën e sigurimit, Termat & Kushtet, kontaktet dhe formularin për paraqitjen e një kërkese për dëmshpërblim.

Visa Concierge – Shërbim pa Kufij
Me Visa Concierge ke në dispozicion një ekip asistentësh personalë dhe akses 24/7 në asistencë të personalizuar.
Shërbimi mund të të ndihmojë me organizimin e aktiviteteve të përditshme, rezervime dhe rekomandime, planifikimin e udhëtimeve, bileta fluturimi, hotele, shërbime aeroportuale, makina me qira, sigurime, oferta tregtare, transport dhe bileta për evente e aktivitete.
Gjithashtu ofrohet asistencë informative, ligjore dhe mjekësore 24/7.
Kontakto Visa Concierge:
- Visa Chatbot: zgjidh opsionin Concierge
- Email: visa@concierge.link
- Telefon: +380 44 300 05 03 – asistencë në anglisht.

Shërbimi Global i Mbështetjes për Klientët
Visa Infinite të ofron mbështetje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përmes një rrjeti prej 27 qendrash kontakti në mbarë botën.
- Bllokimin 24/7 të kartës së humbur ose të vjedhur;
- Zëvendësimin emergjent të kartës brenda 24 orëve;
- Mundësi për tërheqje emergjente cash në 27,000 vendndodhje në mbarë botën;
- Asistencë mjekësore dhe ligjore në lidhje me destinacionet e udhëtimit.
Kontakt:
- Visa Chatbot / Concierge
- Email: visa@concierge.link
- Telefon: +380 44 300 05 03

Paketë Roaming 9 GB
Qëndro i lidhur edhe gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Me Visa Infinite përfiton një paketë roaming prej 9 GB, 3 herë në vit, të vlefshme në 127 shtete.
Çdo 14 ditë mund të gjenerosh një QR Code për aktivizimin e eSIM, deri në 3 kode QR në vit.
Për ta aktivizuar, akseso Visa Chatbot → Visa Travel → Roaming, merr QR Code dhe ndiq udhëzimet për aktivizimin e eSIM.

Ulje dhe Oferta te Partnerët
Me Visa Infinite përfiton oferta dhe ulje të veçanta pranë një rrjeti partnerësh lokalë dhe ndërkombëtarë.
Përfitimet përfshijnë oferta për akomodim dhe hotele, makina me qira dhe partnerë të tjerë tregtarë, të cilat ndryshojnë sipas promocioneve dhe fushatave aktive.
Pyetjet më të shpeshta
Gjej përgjigjet për pyetjet kryesore rreth kartës Visa Infinite dhe përfitimeve të saj.
Përfitimet kryesore përfshijnë akses në lounge aeroportesh, Fast Track, sigurim ndërkombëtar udhëtimi, Visa Concierge 24/7, paketë roaming, oferta te partnerët dhe mbështetje globale për kartën.
Po. Përfiton akses të pakufizuar në mbi 1,200 lounge aeroportesh për vete dhe deri në 2 persona shoqërues, sipas termave dhe kushteve të programit.
Po. Karta përfshin sigurim ndërkombëtar udhëtimi me mbulim mjekësor deri në 2,5 milionë USD, si edhe mbulim për bagazhet, fluturimet dhe blerjet, sipas kushteve përkatëse të policës.
Informacionin mbi aktivizimin dhe përdorimin e çdo përfitimi mund ta gjesh përmes Visa Chatbot dhe kanaleve përkatëse të Visa.
Kartën mund ta përdorësh për pagesa dhe tërheqje cash në rrjetin ndërkombëtar Visa, brenda dhe jashtë vendit, si edhe për blerje online.
Mund të aplikosh pranë degëve të Credins bank ose përmes formularit të aplikimit në website. Aplikimi dhe limiti i kartës miratohen nga banka sipas kritereve në fuqi.
Apliko për një produkt Credins
Plotëso formularin më poshtë dhe një përfaqësues i Credins do të të kontaktojë për të finalizuar aplikimin tënd, si për llogari, kartë, kredi apo një paketë shërbimesh.
.jpg)
.webp)


