Tiranë

Credins bank mbështet EWA Grow 2026 Albania Masterclass

Data e ngjarjes
7.10.2026

“EWA Grow 2026 Albania Masterclass” ishte aktiviteti i organizuar në Credins bank, dedikuar fuqizimit të grave sipërmarrëse.

Si pjesë e nismës rajonale “Empowering Women in Agro-food”, ekspertë të Credins ndanë me gratë & vajzat informacione mbi produktet, shërbimet bankare, si dhe mundësitë e financimit që mund t’i ndihmojnë ato në zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre.

Ky aktivitet solli gjithashtu momente degustimi mbi produkte të ndryshme ushqimore, duke vëndosur në pah traditën e bukur të kulinarisë shqiptare, nga gratë dhe vajzat sipërmarrëse.

Me fokus në zgjidhje të ndryshme financiare në sektorin agro-ushqimor, Credins mundësoi këtë aktivitet si një mesazh për zhvillimin e komunitetit, ekonomisë vendase dhe rëndësinë e rolit të gruas sipërmarrëse.

‍