“Regional ESG Conference 2026” bën bashkë biznesin, financën dhe institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, mbi të ardhmen e qëndrueshme të ekonomisë dhe mënyrën se si ESG po kthehet në një faktor kryesor.
Krijimi i vlerave afatgjata në fushën e investimeve për një ekonomi dhe shoqëri të zhvilluar e të qëndrueshme në Shqipëri, vijnë sot si një mundësi për të afruar gjithmonë e më shumë botën e biznesit dhe jo vetëm, por edhe për të ndjekur standardet ndërkombëtare.
Në këtë konferencë do të jenë prezent personalitete të rëndësishme nga industri të ndryshme, për të dhënë ekspertizë profesionale mbi menaxhimin dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme, si në fushën ekonomike, mjedisore, përgjegjësisë sociale etj.
Credins bank, si anëtare e Albania Network ESG, do të jetë sponsor i këtij forumi/konference, me ambicien për të mbështetur diskutime që do të jenë të vlefshme për ruajtjen e një ekosistemi që ndihmon në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Eksploroni aktivitetet e tjera CSR
Zbuloni projekte shtesë dhe përpjekje komunitare që pasqyrojnë angazhimin tonë për ndikim pozitiv.



