Tiranë

Çelet në Credins bank ekspozita e piktorit Fatmir Tufina "Udhëtim përmes kujtesës"

Data e ngjarjes
29.9.2026

Përmes ekspozitës më të re të çelur në Credins bank, stinën e bukur të vjeshtës, e sollëm në mënyrë shumë origjinale me vepra që sfidojnë edhe imagjinatën…

Nën titullin “Udhëtim përmes kujtesës” mjeshtri i madh i artit figurativ Fatmir Tufina, vjen me një individualitet që spikat në çdo pikturë.

Klientët e Credins bank, do të kenë mundësinë të ndijojnë/kundrojnë 20 piktura të punuara në vaj kanavacë, duke nxjerrë në pah virtozitetin artistik të piktorit. Kënaqësi që këtë bashkëpunim e kemi me një artist i cili, është i vetmi që ka fituar çmimin special në Bienalen e Londrës, si dhe shumë çmime të tjera ndërkombëtare.

Edhe ky sezon i ri na gjen të inspiruar për të përkrahur çdo iniciativë të bukur kulturore, duke sjellë gjithmonë në vëmendje rëndësinë e mbështetjes së artit shqiptar.

‍